English

20 prill është Dita për një Shqipëri të Pastër (VIDEO)

20 prilli është vendosur nga kryeministri si Dita për një Shqipëri të Pastër.
Edhe pse shiu binte pothuajse që në mëngjes herët aksionet për pastrimin e territorit në mënyrë vullnetare kanë vazhduar.
888
Çështja e mjedisit është një çështje madhore dhe çdo ditë që ne jetojmë duhet konsideruar si Dita për një Shqipëri të Pastër, pasi është ambienti ku ne jetojmë, kalojmë anë atë territor pa futemi në shtëpitë tona, thithim të njëjtin ajër.
Kryeministri u ka kërkuar qeveritarëve vendorë të jenë të parët që do të respektojnë ligjin duke dërguar për ndjekje penale ndotësit e mjedisit.
"Mjedisi përbën një problem madhor dhe që kërkon një ndryshim rrënjësor të qëndrimit, të psikologjisë, sjelljes ndaj mjedisit. Kërkon një ndërgjegjësim të plotë në moshat e reja. Nuk ka gjë më të rëndësishme për shtetin se një ambient i pastër në kushte të standarteve më të mira. Të caktojmë datën 20 prill si Ditën e Shqipërisë së Pastër. Ku të dalin të rinjtë nga i gjithë vendi, të pastrojnë qytetin, fshatin ose ambientin ku ato jetojnë” është shprehur Berisha.

KOMENTE