Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fotoja që fitoi çmimin Pulitzer në gazetari. Foto tepër e dhimbshme
English

Fotoja që fitoi çmimin Pulitzer në gazetari. Foto tepër e dhimbshme

Mbuluar me gjak në mes të një grumbulli nënash të fëmijëve të vdekur Tamara 12 vjeçare thërriste për ndihmë .

Kur ai u shfaq në faqen e parë të New York Times, Washington Post dhe Los Angeles Times në 7 dhjetor 2011, ky imazhi solli në shtëpi realitetin e përgjakshëm të një lufte që ka shkatërruar jetën e njerëzve të zakonshëm nëpër Afganistan.
Sot kjo foto u nderua me Çmimin Pulitzer, një ndër nivelet më të lartë të gazetarisë.

Ajo është marrë nga Masud Hossaini në një vend të shenjtë në Kabul, ku një bombë vrasëse shkaktoi këtë kasaphanë ku u vranë plot 63 persona.
Ai vetë shpëtoi për mrekulli, dhe thoshte se gratë i thërritnin për ndihmë por ai ishte atje vetëm për të regjistruar.

Në një deklaratë të lëshuar nga AFP, ai shtoi: "Unë jam i përulur të jem një afgan i cili mund të jetë një zë për jetën e dhimbshme dhe momente të cilat njerëzit kanë këtu. Unë e di se kushdo që e sheh këtë foto do të mendojë për fotografitë por unë shpresoj që ata të mos harrojnë dhimbjen e popullit të Afganistanit në jetën e tyre."

Hossaini ka marrë çmimin në një ceremoni në Graduate School, në Universitetin Kolumbia të Gazetarisë në Nju Jork.
Ai u bashkua me reporteren 24 vjeçare Sara Ganim nga The Patriot News, në Harrisburg, Pa

KOMENTE