Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri që lindi fëmijë vendos të ndahet nga gruaja e tij (FOTO)
English

Burri që lindi fëmijë vendos të ndahet nga gruaja e tij (FOTO)

Thomas Beatie i cili është i njohur në të gjithë botën si "Burri shtatzënë'ka njoftuar ndarjen nga gruaja e tij prej nëntë vjetësh.
Beatie në të vërtetë ka lindur vajzë por kuar ai ishte 20 vjeç kuptoi se ishte një burrë me trup gruaje dhe që atëherë ai vendosi të ndryshonte pamjen e tij dhe seksin por nuk hoqi mitrën pasi donte të kishte fëmijë në një të ardhme.

Pas disa vitesh kur pamja e tij ishte si e një burri ai u njoh me Nancy, një grua e divorcuar dhe me 2 fëmijë adoleshentë.

Ata u martuan dhe kishin 9 vjet që jetonin të lumtur edhe pse Nancy ishte 11 vjet më e madhe.

Tani pas 9 vjet martese familja e tyre është shtuar pasi Thomas ka lindur fëmijët e tij me spermë nga donatorë të panjohur për të.
Por familja e tyre si çdo familje ka patur problemet e saj dhe së fundi kanë vendosur që të ndahen pas 9 vitesh martese.

Ai tregon se ka patur probleme me atësinë e fëmijëve por ka marrë avokat për të bindur strukturat ligjore se është ai babai i fëmijëve.
Biznesi i tyre ka pësuar rënie për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të shumta që u vinin nga njerëz të ndryshëm në botë.
Intervista e plotë e familjes Beatie do të jepet në një program show në datën 7 maj 2012.

KOMENTE