English

Lopa shkon të hajë McDonald-s pasi këput litarin nga ferma e saj

Muajin e kaluar në një restorant italian në New York, një çift mori dhinë brenda në piceri ku i la të gjithë me gojë hapur se si dhia rrinte urtë dhe hante pica.

Ndërsa këtë radhë një jetër histori vjen e ngjashme por me lopën. Lopa shkëputet nga ku pronarët e saj e kishin lidhur dhe vrapon me të shpejtë drejt një McDonald që ndodhej aty afër.

Punëtorët e restorantit kanë arritur të marrin foton e lopës e cila kishte mbështetur hundën e saj në xham dhe nuk lëvizte pa marrë racionin e saj.

Më pas e zonja e lopës lajmëroi djalin e saj në shkollë pasi ai kujdesej për lopën duke i thëna se ajo kishte këputur litarin dhe kishte vrapuar te McDonald. Policia nuk i gjobiti pronarët e lopës pasi nuk ekziston ligj për lopët në të tilla raste.

KOMENTE