English

Pritet të përfundojë mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës deri në shtator

Zyrtarë të komisionit për ndryshimet kushtetuese në Kosovë bëjnë të ditur, se deri në javën e dytë të shtatorit pritet që të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.Këto komente u bënë pas takimit të këtij komisioni, gjatë të cilit është miratuar plani i veprimit për ndryshimet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me bartjen e përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore, dhe miratimin e tyre deri më 10 shtator nga Parlamenti i Kosovës. Javën që lamë pas, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjet e fundit që dalin nga plani i zotit Ahtisaari dhe miratimi i tyre afron edhe përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

KOMENTE