English

Vajza adoleshente bie në pusetë (VIDEO)

Një vajzë adoleshente ishte duke ecur në trotuar dhe po fliste në telefon kur ajo papritur bie në një gropë që u hap menjëherë në trotuar.
Çdo gjë ishte regjistruar nga videot e sigurisë që ndodhen në rrugë, por një shofer taksie që kaloi në atë moment ndalon për t'i erdhur në ndihmë vajzës.

Shoferi, Wang Wei, zbriti poshtë në vrimë duke përdorur një kabëll i fiksuar në trotuar.

Duke folur për CCTV në një intervistë të martën, ai tha se vrima ishte rreth gjashtë deri në shtatë metra e thellë dhe kur ai arriti vajzën ai e pa se ajo ishte shtrirë përmbys në tokë.

"Unë i bërtita asaj, por ajo nuk kishte asnjë reagim. Unë e shkunda disa herë, dhe pastaj ajo filloi të përmendet," tha ai.

Vajza ishte frikësuar shumë nga përvoja e hidhur dhe nuk ndalej së qari.

Shërbimet e shpëtimit mbërritën për të ndihmuarvajzën dhe shoferin të dilnin jashtë.
907

KOMENTE