Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Cahani dhe Bashkim Brahimi arrestohen në kufij
English

Fatmir Cahani dhe Bashkim Brahimi arrestohen në kufij

Nga strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Gjirokastër, Fier, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, në kuadër të punës për parandalimin e goditjen e Trafikimit te Qenieve Njerëzore, është organizuar dhe konkluduar me sukses operacioni “STAFETA”, me anë të të cilit u bë i mundur arrestimi i 2 shtetasve, përkatësisht:

1. Fatmir Maxhun Cahani, vjeç 44, banues në Tiranë
2. Bashkim Hamit Brahimi, vjeç 25, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, rreth orës 23.30’, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, në fshatin Gril, të rrethit Malësi e Madhe, teksa po tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të Malit të Zi 6 shtetas Marokenë.

Operacioni, që bëri të mundur arrestimin e këtyre dy shtetasve, u zhvillua pas grumbullimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të punës për parandalimin e goditjen e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta për në shtetet e Europës Perëndimore.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e luftës kundër trafiqeve organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Si rezultat i ndjekjes së vazhdueshme u bë e mundur kapja në flagrancë e tyre, teksa me mjetet e tyre me targa Tr 9586 L dhe Tr 4833 S, po transportonin dhe tentonin të kalonin në drejtim të Malit të Zi në mënyrë të paligjshme 6 shtetas klandestinë me origjinë nga Maroku.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën për dokumentimin e autorëve të tjerë bashkëpuntorë në këtë veprimtari kriminale.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjatë të kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vendet e rajonit, që përdoren si tranzit për kontrabandimin e migrantëve nëpërmjet vendit tonë.

KOMENTE