Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njihuni me 5 legjendat e seksit
English

Njihuni me 5 legjendat e seksit

Psikologët shprehen se femrat janë te frenuara përsa i përket bisedave të seksit në krahasim me çunat.
Mos vallë është arsyeja se në mendjen e tyre është ngulitur idea se "një vajzë e mirë nuk flet për seksin"?
Legjendat dhe historitë janë të shumta por legjendat më kryesore paraqiten më poshtë.

Legjenda e parë
Gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale

Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet ti shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem tju tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt: “meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, komentojnë psikologët.

Ndoshta sepse femrat janë ende të frenuara nga thënie të vjetra të tipit “vajzat e mira nuk e bëjnë”, gjë që i ndalon të shprehin përpara partnerit ato që dëshirojnë. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejmë njëra- tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjere do tja mbathnin”, paralajmëron Laura Rivolta, seksologe në Milano. Interesante… Por problemi qëndron në pikën se si tja bësh për të qenë në sintoni. Si tja mbushësh mendjen një femre që të ti tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave?

Përgjigjja është e thjeshtë: duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua: asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të të hapet më lehtë. Eshtë e mundshme që ti mund të gjesh një aspekt të ri eksitues tek partneri yt, vetëm nëse ke dëshirë për të folur me të për fantazitë e saj dhe atë çka ajo do ndërsa bëni seks.

Legjenda e dytë
Parapërgatitja duhet të zgjasë me orë

Një gjë për të cilën kanë rënë dakort shumica e femrave: ndonjëherë duan ndonjë të shpejtë. Surpriza e një seksi të papritur, në këmbë apo në një vend të pazakontë, është stimuluese për femrat, po aq sa edhe për meshkujt. “Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë.
Dhe ja dhe një tjetër shok: kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. “Kur kemi pyetur meshkujt nga 35 vjeç e lart se cila ishte pjesa më e mirë e një marëdhënieje seksuale, paradoksalisht na u përgjigjën: faza parapërgatitore”, thotë David Quadagno, profesor biologjie në Angli.

Dhe kur kemi pyetur femrat e së njëjtës moshë, janë përgjigjur: raporti”. Kjo varet nga fakti se meshkujt, duke u plakur, kanë nevojë për më tepër stimul që të arrijnë dhe mbajnë ereksionin. Por bën të hidhet poshtë edhe një tjetër legjendë mbi seksualitetin femëror dhe hapen mundësi të reja për ti shtuar eksitim jetës seksuale. “Kur presioni i jetës moderne, zvogëlon dritaren e mundësive seksuale, provoni të eksperimentoni një seks të shpejte, impulsiv dhe rastësor”, sugjerojnë seksologët. Bërja e seksit, nuk duhet të jetë një ngjarje e programuar dhe që të zgjasë medoemos në kohë. Përshembull një çift që ka fëmijë adoleshentë dhe që nuk ka vend për intimitet, mund ta shpëtoje lidhjen duke bërë herë pas here seks në banjo.

Mjafton të hapni dushin, të ndizni ventilatorin që të mos dëgjohen zhurmat e mundshme dhe të bëni dashuri shpejt e shpejt. Dhe që të arrihet të kuptohet se sa e efektshme ka qenë faza përgatitore, disa nga rregullat që meshkujt kujtojnë se dinë për ta dalluar, nuk janë të mjaftueshme. Përshembull lubrifikimi apo mungesa e tij nuk tregon domosdoshmërisht nëse një femër është e gatshme, sidomos me afrimin e menopauzës, kur vagina laget më me vështirësi. Dhe atëherë? Duhet të jeni shumë të kujdeshëm. Ka shumë gjera të tjera që e tregojnë afrimin e orgazmës tek një femër, i ngurtësosen thithkat e gjoksit, i dridhen pupilat dhe këmbët marrin një pozicion të veçantë. Kështu që nuk duhet ti zini besë vetëm ndryshimit të frymëmarrjes.

Legjenda e tretë
Përmasat nuk kanë rëndësi

Ndoshta duke u nisur nga e presupozuara ego mashkullore nuk do ta përballoni të vërtetën: personazhe të kotë televizivë dhe ca tipa të tjerë kanë përhapur idenë që përmasat nuk kanë rëndësi. E vërteta është që ato kanë rëndësi, por jo aq sa mund ta mendoni. Janë të shumta femrat që shprehin preferencën për penisin me përmasë mesatare. Sipas mjekëve, kjo preferencë përgjithësisht shpjegohet me shijet personale, që nga ato estetike e deri tek shkalla e kënaqësisë.

Një tjetër fakt: edhe femrat kanë përmasa të ndryshme. Disa e kanë vaginën më të gjatë, të tjerat më të shkurtër. Dhe kështu, nëse një mashkull është i kënaqur që përmamsat e tij janë më të mëdha sesa mesatarja, mund ti qëllojnë femra me vagina më të shkurtra sesa mesatarja. Kjo shtron dy pyetje: si ta kuptoni që përputheni plotësisht?

Dhe çmund të bëni nëse kjo nuk ndodh? Përpiquni të kujtoni dy tre herët e fundit kur keni bërë seks dhe përpiquni të kujtoni nëse maja e penisit prekte dicka. Në rast se po, është e mundshme që ju ti keni goditur qafën e mitrës dhe je “i gjatë” për të prekur pikat e saj të nxehta. E nëse më pas ajo ankohet për një ndjesi të pakëndshme, ndoshta jeni ca më tepër se “i gjatë”. Kjo kërkon ca rregullime. Për një penetrim më pak të thellë, është i nevojshëm pozicioni klasik [ti lart, ajo poshtë], mjekët shpjegojnë se ky pozicion funksionon më mirë. E nëse në të kundërt, nuk ke ndjerë asnjë lloj rezistence gjatë lëvizjeve, mund të jesh ca me “i shkurtër” për anatominë e saj.

Legjenda e katërt
Asaj i pëlqen vetëm butë

Kjo legjendë është ngritur mbi presupozimin që femrat janë të ndryshme në një mënyrë të çuditshme, dhe pikërisht për këtë, kërkojnë më tëpër kujdes dhe vëmendje edhe në “ato” momente. E vërteta përkundrazi, është se nuk janë të ndryshme dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë, së paku pasi ke hyrë në intimitet me to.

Në fund të fundit, nga pikëpamja seksuale, femrat nuk është se janë shumë më të ndryshme nga meshkujt, pranojnë psikologët. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pëlqejnë një seks pa përkëdheli, shumë prej tyre madje pëlqejnë edhe të kapen me vendosmëri dhe me forcë nga partneri i tyre herë pas here. Eshtë mjaft i përhapur një mendim se sensualiteti mashkullor është brutal. Në të kundërt, seksologët mendojnë se seksi, duhet, dhe mund të jetë spontan dhe instiktiv nga ana e të dy partnerëve. Edhe pse kjo sjell rrezikun që të dy partnerët të mund të veprojnë në një mënyrë që mund të duken si agresivë ndaj njëri-tjetrit.

Ideja e një mashkulli që pyet: “a të pëlqen të bëj kështu e dashur?” apo “të pëlqeu zemër?” mund ti pëlqejë ndonjërës, por nuk ekzistojnë prova që kjo është ajo që preferojnë shumica e femrave. E megjithatë duhet shtuar se ekziton një ndryshim i jashtëzakonshëm mes një sjelljeje natyrale të “marrjes së kontrollit” dhe shtirjes. Me raste është tempizmi ai që nuk funksionon. Duke qenë se nuk mundesh të lexosh mendjen e partnerit, vendos së bashku me të një gjest apo një frazë e cila të të tregojë se duhet “të vazhdosh më ngadalë” apo të bësh krejt të kundërtën.

Legjenda e pestë
Nese e shtrydh të përgjigjet

Ndonjëherë mund të kesh dëgjuar se mënyra e vetme për ti dhënë kënaqësi një femre është ta prekesh në “atë” pikën e veçantë. Ky besim u përhap në vitet 70 kur një grup kërkuesish të seksit, të udhëhequr nga Masters e Johnson, duke u bazuar mbi studimet e mëparshme të Kinseyt e të ndonjë tjetri, arritën në përfundim që në atë kohë u duk si maja e njohurive seksuale: që orgazma femërore i detyrohej ekzkluzivisht një cope të vogël mishi ku ishin përqëndruar të gjitha fijet nervore që quhet klitor dhe meqënëse ky gjendej jashtë vaginës ata arritën në përfundimin se një raport seksuale (forma e çiftosjes më e vlerësuar deri në atë kohë) nuk ishte më një pjesë e rëndësishme për të arritur në orgazëm.

Fundi i diskutimit: organi mashkullor nuk ishte më i nevojshëm. E pastaj, po në vitet 70 u prezantua edhe diçka më e egzagjeruar: një grup mendimtarësh feministë përfituan nga këto kërkime për ti nxjerrë meshkujt seksualisht të panevojshëm.

Mesazhi ishte: “Ne femrat nuk kemi më nevojë për ju”, E cila përkthehej “Me duar me duar, orgazëm e garantuar!” Dhe që nga ajo kohë meshkujt nuk kanë dëgjuar tjetër gjë perveç evolucionit të vibratorëve plastikë, të tjerë konkurrentë të urryer. Por nëse kjo nuk është e bukur për ty, mund të jetë edhe më e keqe për partneren tënde. Pasi nëse ti e përqëndron të gjithë vëmendjen mbi klitorin, lë pas dore një nga zonat më të elektrizuara nga pikëpamja erotike, vaginën. Ndjeshmëria vaginale është një realitet anatomik, shpjegojnë seksologët. Edhe nëse mungon ajo që quhet pika G, domethënë nuk është e dukshme, muret e sipërme të vaginës janë të pasura me receptorë të ndjesive që janë thelbësore për të arritur në orgazëm.

Problemi është që tja arrish. Të arrish që kjo zonë e kënaqësisë të stimulohet në maksimum duke hyrë në lojë dy faktorë: mendojeni përshembull sikur bëhej fjalë për një lugë brenda një kavanozi të qelqtë : ashtu si fundi i lugës të prekë cepin e kavanozit, ashtu duhet bërë dhe analogjia. Të njëjtën gjë bën edhe ti brenda partneres. Dhe ja tre menyrat për ta modifikuar sipas përmasave [mashkullore] pozicionin standart.

1-Partneria duhet ti rrethojë këmbët rreth trupit tuaj. 2-Vendosni një jastek në pjesën e fundit të shpinës. 3-Vendosiani duart nën ije dhe ngrijani lart gjithë këtë zonë. Të gjitha këto manovra sjellin uljen e murit të sipërm të vaginës mbi penis duke bërë më të madhe kështu kënaqësinë e të dyve. Për shumicën e femrave zona me ndjeshmëri më të madhe gjendet në murin e sipërm. Për disa të tjera është më afër hyrjes vaginale apo më në thellësi: kështu për ta gjetur duhet të tentoni dhe duhet ta besoni: kur e gjen e kupton menjëherë.

KOMENTE