Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100 vjetori i Federatës Pan Shqiptare Vatra. Merr pjesë kKryeministri Berisha n
English

100 vjetori i Federatës Pan Shqiptare Vatra. Merr pjesë kKryeministri Berisha n

Në përfundim të vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja etij, zonja Liri Berisha mori pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë e festimeve të 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare "Vatra", i cili përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

E krijuar më 28 prill të vitit 1912 në Boston, por me qendër sot në New York, Vatra festoi ditën e djeshme 100 vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet ku merrnin pjesë drejtues të saj, Kryetari zoti Gjon Bucaj, Zëvëndës Kryeministrja e Maqedonisë zonja Teuta Arifi, ministri i Kosovës për diasporën Ibrahim Makolli, ambasadori Amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, krerët e të katër komuniteteve fetare, të atij mysliman, katolik, ortodoks dhe komunitetit bektashian, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Vatrës si dhe një numër shumë i madh shqiptarësh të diasporës nga SHBA, por edhe Kosova, Maqedonia, Mal i Zi e Lugina e Preshevës, përfaqësues të arbëreshëve të Italisë, studiues, historianë, intelektualë, personalitete të kulturës, artit, shkencës, si dhe shumë të ardhur enkas nga Shqipëria për të festuar 1 shekull të Vatrës.

Me këtë rast u mbajt Konferenca Shkencore ”Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit” ku studiues të njohur të botës akademike shqiptare, paraqitën kumtesa, në të cilat ritheksohej roli i kësaj federate që nga arritja e saj thelbësore, themelimi i shtetit shqiptar, deri në këtë 100 vjetor.

Në hapje të ceremonisë, kryetari i Federatës pan Shqiptare “Vatra” zoti Gjon Bucaj falenderoi me mirënjohje kryeministrin Berisha, i cili me prezencën e tij në një ditë të shënuar për Vatrën nderoi kujtimin e themeluesve të saj dhe të të gjithë atyre që me përkushtim dhe sakrifica e mbajtën Vatrën përgjatë një shekulli në shërbim të kombit. Zoti Bucaj e cilësoi kryeministrin Berisha si një mik të madh të diasporës dhe një personalitet që ka kontribuar si askush tjetër në mbështetjen e diasporës.

Më tej, zoti Bucaj theksoi se ky kremtim do të shërbejë si një frymëzim për vazhdimin e punës fisnike të Vatrës si dhe të përcjelljes së këtij misioni tek brezat që do të vinë. "Të parët e krijuan, shqiptarë të tjerë e mbajtën deri ditët e sotme dhe me atë idealizëm edhe këta ta përcjellin drejt së ardhmes", u shpreh ai.

Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që merrte pjesë në ditën jubilare të Vatrës për të përshëndetur në emër të qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve. “Ky 100 vjetor, është një homazh i madh për ata burra që 100 vjet më parë themeluan këtu në atdheun e lirisë në vendin e madh të lirisë, “Vatrën” , si vatër të lirisë së kombit shqiptar", u shpreh kryeministri.

Kryeministri kujtoi me nderim dhe mirënjohje themeluesit e saj, të cilët në një kohë përcaktuese për fatet e kombit u bashkuan dhe themeluan organizatën e vlerave të mëdha kombëtare. Ai vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm historik që “Vatra” luajti në momentet më deçisive për kombin shqiptar, përgjatë një shekulli.

Gjatë këtij aktiviteti, krerët e të katër komuniteteve fetare, të atij mysliman, katolik, ortodoks, dhe komunitetit bektashian në fjalët e tyre iu lutën Zotit për të bekuar Shqipërinë, për të vijuar me këtë harmoni të shkëlqyer fetare dhe me patriotizmin që karakterizon shqiptarët, të cilët gjatë gjithë periudhës së historisë së tyre ndihmuan dhe bashkëpunuan në mënyrë vllazërore me njëri - tjetrin duke mbështetur njëri - tjetrin për të ruajtur gjuhën, kulturën,identitetin, pavarësinë.

Gjithashtu aktivitetin e përshëndetën edhe zëvëdës/kryeministrja e Maqedonisë, zonja Teuta Arifi, Ministri Makolli, ambasadori Arvizu e një sërë personalitetesh të tjerë, të cilët iu referuan ngjarjeve historike që nga themelimi i Vatrës e më pas me pavarsimin e Shqipërisë, duke bërë një bilanc të këtyre 100 viteve dhe i njohën të pranishmit me disa momente kyçe, me kontributin që ka patur Vatra për çështjen e kombit, rolin dhe ndihmesën e kësaj bashkësie për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, për zhvillimin ekonomik e kulturor të tij, ruajtjen e identitetit etj.

KOMENTE