English

Anija sekrete amerikane del në shitje (FOTO)

Kjo ishte anija e parë në botë, një anije top sekret eksperimentale, ndërtuar për marinën amerikane në vitin 1980 me një kosto prej 190 million dollarë.
Tani anija që është quajtur Sea Shadow, e cila ishte dhe një frymëzim për filmin "Tomorrow Never Dies" në 1997 luajtur nga James Bond, mund të jetë e juaja për një çmim sigurisht më të ulët pasi kushdo nuk mund të presë se ajo do të jetë përsëri për lundrim.

Shitja është vendosur në faqen eBay dhe deri tani ka marrë një çmim deri në 61 mijë euro, ndërkohë ankandi mbyllet në 4 maj 2012.

Anija prej 563 ton do të shitet për skrap.
Prodhimi i anijes përfundoi në vitin 1985, por publiku nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj deri në vitin 1993.
Vetë modeli i saj ishte bërë për të mos u kapur nga radarët pasi ishte për qëllime mbrojtëse të Amerikës.
Autoritet zyrtare u përpoqën të gjejnë një muze për ta vendosur por më pas ata vendosën për shitje.
Pesha: 563 ton
Gjatësi: 164 feet (50 metra)
Gjerësia: 68 feet (21 metra)
Trupi i anijes 15 feet (4.6 metra)

KOMENTE