English

Stefan Fyle: Nuk ka vend për zgjedhjet lokale serbe në territorin e Kosovës (VIDEO)

Stefan Fule, komisioneri Europian për zgjerimin, u shpreh se Prishtina dhe Beogradi janë mirëkuptuar lidhur me përzgjedhjen e cilave nga tre zgjedhjet serbe duhet të mbahen në Kosovë si dhe për rolin e OSBE-së, ndërsa këto ditë janë zhvilluar negociata intensive, të cilat nuk kanë përfunduar ende.
“Ka pasur një mirëkuptim mes Prishtinës dhe Beogradit, OSBE do të jetë organizata që do ta bëjë të mundur. Ka pasur negociata shumë intesinve këto ditët e fundit. Mesa jam i informuar negociatat për disa çështje vijojnë, megjithatë është rënë dakort për një marrëveshje të përgjithshme dhe modalitetet e saj.
Unë do përsëris egzaktësisht të njëjtat gjëra që kam thënë në ditët dhe javët e shkuara: Nuk ka vend për zgjedhjet lokale serbe dhe zhvillimin e tyre në territorin e Kosovës. Këtë e kam thënë shumë qartë dhe siç e shihni po e përsëris. Në të njëjtën kohë kam thënë se për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, atyre votuesve me të drejtë vote në territorin e Kosovës, duhet t’iu jepet mundësia që të marrin pjesë në këto zgjedhje"
934

KOMENTE