English

Brezë. Rrethohet nga policia maqedonase

Që nga ora 16:00 njoftohemi se fshati Brezë në Karadakun e Shkupit i banuar kryesisht me shqiptarë është duke u mbajtur nën rrethim.
Banorët e këtij fshati kanë njoftuar se policë të shumtë kanë zbarkuar me helikopterë dhe janë duke patrulluar nëpër fshat. Asnjë nuk e di arsyen e këtij zbarkimi të ushtarëve dhe patrullimin që mund të zgjasë edhe për gjithë natën.

Policia nuk ka dhënë ndonjë arsyetim, por dyshohet se ky aksion ka lidhje me arratisjen e djeshme të të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës.

KOMENTE