Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kujtimi i Holokaustit. Seancë plenare në kuvendin e Shqipërisë
English

Kujtimi i Holokaustit. Seancë plenare në kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetares Jozefina Topalli organizoi seancë të veçantë plenare, në kujtesë të Holokaustit, “Besa e Shqiptarit”.

Kryetarja e Kuvendit në fjalën e saj vlerësoi se, shqiptarët mbrojtën edhe me kërcënim të jetës së tyre, me qindra hebrej, të ardhur nga vende të ndryshme dhe nuk i dorëzuan qoftë dhe një të vetëm, forcës së të keqes. Ajo tha se shqiptarët i treguan botës historinë e kundërt të së keqes dhe urrejtjes. "Shqiptarët dëshmuan virtytin dhe aftësinë e njeriut për të bërë mirë. Dhe kjo është histori shqiptare. Histori shqiptare e humanizmit, guximit dhe besës".

Duke e vlerësuar mbrojtjen e hebrejve nga populli dhe autoritetet shqiptare të kohës si një fenomen unik, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh: “Shqiptarët jetonin në nivelin më të lartë të etikës njerëzore!” Shqiptarët kishin kodin më të lartë moral, Besën .

Kryeministri Berisha, duke përgëzuar Kryetaren e Kuvendit për organizimin e kësaj seance, u shpreh se “kjo seancë kujtesë bashkon Shqipërinë me të gjithë vendet e qytetëruara në ditët e kujtesës së Holokaustit.
“Sot ne përulemi me nderim të madh para atyre burrave dhe grave nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë, që me një trimëri të rrallë, me burrëri të jashtëzakonshme, me një humanizëm ekzemplar, u dëshmuan para vetes, fëmijëve të tyre, para kombit dhe mbarë botës, si zotërit më të mirë të shtëpive të tyre, në këtë planet. Ne përulemi me nderim të madh para tyre, sepse ata i dhanë kombit një trashëgimi të jashtëzakonshme. Ata u dëshmuan të vetmit se, ishin të gatshëm të digjeshin në anën e viktimës, të sakrifikonin veten e tyre.
Por sot është një ditë nderimi dhe për të gjitha ato autoritete shqiptare të cilat, në kohë okupacioni, nuk pranuan kurrë një marrëveshje me nazistët për të dorëzuar hebrenjtë shqiptarë dhe ata që erdhën nga vende të tjera”.

Me këtë rast u shfaq dokumentari “Besa” me një histori të vecantë, dy personazhë të mrekullueshëm, një familje shqiptare që mbron dhe shpëton një familje hebreje, e cila do t’u mbetet përjetë mirënjohëse, Shqipërisë dhe shqiptarëve .

KOMENTE