Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transmetimet analoge në transmetimet numerike, është miratuar sot nga qeveria
English

Transmetimet analoge në transmetimet numerike, është miratuar sot nga qeveria

E lidhur me zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit, qeveria miratoi sot edhe “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”.

Kryeministri Berisha, duke folur sot, në mbledhjen e qeverisë, për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Shqipëri, tha se fokusi i përpjekjeve të qeverisë do të jetë mundësimi i internetit me çmimin më të ulët të mundshëm, për qytetarët shqiptarë.

Duke sjellë në vëmendje të publikut të dhënat mbi përdorimin dhe çmimet e telefonisë mobile në Shqipëri, krahasuar me vitin 2005, të cilat dëshmojnë, rritjen 180 përqind të përdorimit të celularëve dhe uljen me 2 deri në 4 herë të çmimeve të telefonisë mobile, Kryeministri theksoi se çmimi me të cilin u ofrohet interneti qytetarëve shqiptarë është problemi i radhës që pret të zgjidhet. Për realizimin e këtij synimi, Kryeministri bëri të ditur se Posta Shqiptare do të importojë fluksin e internetit në sasitë më të mëdha të nevojshme dhe do të furnizojë me një çmim shumë herë më të ulët, sesa çmimi i sotëm, për operatorët privatë. Sikundër do të hapë 1200 pika të tjera në mbarë vendin, krahas 510 ekzistueset, në total 1710 pika, ku interneti do të ofrohet falas.

“Nuk kemi bërë ndonjëherë përpjekje – tha Kryeministri - që nëpërmjet importit të një apo tjetër artikulli të dominojmë tregun, por për internetin do t’ia lejojmë vetes këtë, sepse duam të krijojmë shanse për të gjithë. Interneti nuk duhet të jetë mollë e ndaluar për asnjë fëmijë, të ri apo qytetar shqiptar, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike.”

KOMENTE