Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muaji Maj, muaji për një Tiranë evropiane, shprehet Basha
English

Muaji Maj, muaji për një Tiranë evropiane, shprehet Basha

Këshilli Bashkiak ka miratuar dje të gjithë projekt-vendimet e propozuara nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan në shumicë, për rregulloren për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës, për vlerën maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës për familjet në nevojë për strehim. Këshilli Bashkiak miratoi edhe treguesit ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm, për periudhën 2013-2015. Ky projekt afatmesëm buxhetor, sipas zotit Basha, “është shtylla kurrizore financiare e angazhimeve tona të përbashkëta, ku integrohen në mënyrë të plotë investimet e të gjithë niveleve, të blloqeve, lagjeve, kuartallave, por edhe investime strategjike, të cilat ne kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të ndërmarrim anembanë qytetit”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se këtë muaj hidhen hapa të rëndësishëm përpara, drejt realizimit të objektivit për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane.

“Këtë muaj prezantojmë për herë të parë para grupit strategjik dhe më pas para publikut draft-planin urbanistik. Po gjatë këtij muaji përfundon procesi i konkurimit, për një nga angazhimet më të mëdha të këtij qyteti, në këto 100 vite, për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, ku do të përzgjidhet fituesi, i cili do të ngarkohet për të zhvilluar projektin teknik. Ndonëse është muaji i Europës, në maj, pak a shumë e gjithë bota zbret në Tiranë. Ne presim në këto ditë një delegacion shumë të madh investitorësh, nga një prej fuqive të reja, por shumë të mëdha ekonomike të botës, që është Kina, të cilët vijnë të informuar për planet tona të zhvillimit dhe me dëshirë e plane konkrete për të qenë pjesë e investimeve të huaja në Tiranë, investime të cilat kanë një rol të veçantë në rritjen e gjallimin e ekonomisë, në krijimin e shanseve për punësim, veçanërisht për brezin e ri. Në të njëjtën kohë që ne vendosim fituesit e konkursit të bulevardit, në Tiranë mbërrin një delegacion i posaçë ,i dy prej organizatave vendimarrëse dhe zhvilluese të shtetit të Katarit, i cili është afër hapave finalë për vendimarrjen, saiI përket financimit të kësaj vepre gjigande të infrastrukturës, por jo vetëm kaq, edhe ndërhyrjes me investime private përgjatë aksit të ri të bulevardit dhe në pjesë të tjera të qytetit tonë. Në qendër të vëmendjes është prioriteti ynë i parë, zhvillimi ekonomik, rritja e shanseve për mirëqënie dhe punësim, ndodhet përpjekja jonë e gjithanshme për një Tiranë moderne europiane, në formën e një plani të ri urbanistik të qytetit dhe korridorit të ri të zhvillimit, bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës dhe po kështu është edhe muaji kur një sërë investimesh publike të planifikuara, të detajuara, të projektuara, të prokuruara do të fillojnë të marrin jetë në lagjet e ndryshme të qytetit të Tiranës” - theksoi z.Basha.

Po kështu, siç kishte premtuar zoti Basha në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me propozim të tij u vendos që nënkampiones së Europës Romela Begaj, t’i akordohet një shpërblim prej 2 milionë lekësh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, me miratimin e Këshillit Bashkiak ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi”, personalitetit të shquar të politikës italiane, zotit Franko Fratini me motivacionin: “Për kontributin e çmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, në zonën Shengen dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë”. Zoti Basha ka vlerësuar kontributin e zotit Fratini, në proceset e rëndësishme si heqja e vizave, anëtarësimi në NATO dhe në procesin e integrimit në BE.

“Franko Frattini, ish-ministër i Jashtëm i Republikës Italiane, ish-zv/President i KE, është iniciator i procesit të heqjes së vizave me Ballkanin Perëndimor, mbështetës i fuqishëm i këtij procesi për Shqipërinë, mbështetës i hershëm dhe i vazhdueshëm i aspiratave të Shqipërisë për integrim euro-atlantik. Njërën pjesë e kemi realizuar me sukses, integrimin në NATO dhe jemi në rrugë të mbarë edhe për integrimin në BE dhe miq të tillë, mbështetje e tillë, meriton të njihet dhe të vlerësohet nga qytetarët shqiptarë, në veçanti nga qytetarët e kryeqytetit të cilin, z.Frattini do e vizitojë në datat 4-5 qershor” - deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Propozimi i 20 anëtarëve të Këshillit, për lirimin nga detyra të Sekretarit të Këshillit ka ngjallur debate, që u pasuan me largimin nga salla të këshilltarëve të majtë. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha shprehu gadishmërinë e tij, për të kontribuar në përputhje me ligjin për rikthimin në sallë të këshilltarëve të majtë.

“As aktet e pahijshme dhe as tonet e larta, nuk i shërbejnë frymës së mirëkuptimit, frymës së qytetarisë, me të cilën ne mundohemi të trajtojmë të gjithë çështjet këtu, edhe kur nuk biem dakord për disa prej tyre. Kjo sallë nuk duhet të ketë si praktikë, bojkotin. Në këtë sallë nuk duhet të kemi ndasi dhe ndarje thjesht politike. Interesi i qytetit, interesat e qytetarëve shpesh herë mund të na ndajnë, por këto ndarje ne mund t’i konsumojmë në mënyrë qytetare, siç presin edhe qytetarët prej nesh dhe në këtë kuadër të gjithë palët duhet të bëjnë lëshimet e nevojshme, në mënyrë që edhe në këtë sallë, të paktën të respektojmë atë minimum standarti që ne kërkojmë, presim dhe që e gjejmë në qytetin e Tiranës, mirëkuptimin për njeri-tjetrin” – u shpreh z.Basha.

Më pas, këshilltarët e majtë janë kthyer në sallë dhe mbledhja vijoi normalisht. Në këtë mbledhje u votua për lirimin nga detyra, të Sekretarit të Këshillit Vladimir Gjonaj dhe miratoi emërimin në këtë post të zotit Behar Zeneli.

KOMENTE