Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon Cherie Blair, bashkëshorten e Tony Blair
English

Berisha takon Cherie Blair, bashkëshorten e Tony Blair

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, zonjën Cherie Blair, e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri, e ftuar në konferencën me temë “Reforma në Gjyqësor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen znj. Blair, u shpreh se ajo mirëpritet me dashuri nga të gjithë shqiptarët, të cilët kujtojnë gjithashtu me mirënjohje angazhimin e fortë të bashkëshortit të saj, ish kryeministrit britanik Tony Blair, për çështjen e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e saj të njohur në fushën e drejtësisë, si dhe angazhimet përmes fondacionit të saj, në çështje sociale.

Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat themelore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.. Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi angazhimin e palëkundur të mazhorancës për heqjen sa më parë të imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ata të zgjedhur, si dhe gjyqtarët, si një masë themelore, e cila kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.

Kryeministri Berisha dhe zonja Blair ndanë të njëjtin vlerësim se sistemi gjyqësor është një ndër shtyllat e rëndësishme të një shoqërie, ndaj dhe konsolidimi i tij mbetet një prioritet.

KOMENTE