English

Haxhinasto - Fyle: BE vlerëson lart rolin e Shqipërisë në rajon

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u takua me Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të Komisionit Evropian, z. Stefan Fyle.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria është në një fazë të re cilësore të rrugëtimit të saj evropian. Ministri Haxhinasto veçanërisht vlerësoi bashkëpunimin e hapur, intensiv dhe shumë të dobishëm të Komisionit Evropian dhe strukturave të tjera komunitare. Ai vuri në dukje se sfida madhore e procesit është stabiliteti dhe qëndrueshmëria e tij në kohë, duke garantuar njëkohësisht se fokusi kryesor mbetet në arritjen e rezultateve konkrete të këtij procesi.

Sa i përket politikës rajonale të Shqipërisë, Ministri theksoi se procesi integrues është alternativa më e mirë ndaj rritjes së ekstremizmit në rajon, pasi integron shoqëritë brenda tyre, vendet dhe gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.

Komisioneri Fyle vlerësoi politikën e Jashtme të Shqipërisë në rajon.

Pas takimit, z. Haxhinasto dhe z. Fyle dhanë një konferencë për shtyp ku ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjet dhe situatat kritike të vendit.

KOMENTE