English

Politikanë pederastë, vrasës, ishin thirrjet e protestuesëve sot në Shkup

Në Shkup sot janë zhvilluar protesta kundër skemës së improvizuar të shqiptarëve, lidhur me vrasjen e maqedonasve.
Me pankarta në duar, protestuesit iu drejtuan godinës së Gjykatës së Lartë në Shkup, ku u mbajt edhe procesi gjyqësor ndaj 20 shqiptarëve, mes të cilëve dhe femra e të moshuara, nën akuzën e terrorizmit.
Protestuesit janë larguar nga Qeveria në drejtim të Bit Pazarit, ku dhe kanë rrëzuar kontenjerë blloqesh.
Edhe pse turmat ishin të mëdha protesta ka kaluar e qetë vetëm me ndonjë tentativë individuale me forcat e njësisë speciale për të hapur shkak për më shumë.
"Vrasës", "Kaurë", "Politikanë pederastë", "Poshtë partitë", "Ndal proceseve të montuara politike" kanë qenë disa nga parullat e tjera që janë dëgjuar nga protestuesit.
Forca të shumta policore qendruan para dhe rreth e rrotull godinës së qeverisë, por edhe gjykatës së lartë, por asnjë rast incidenti nuk është regjistruar.

KOMENTE