English

A është e pranueshme sot, të kesh qime nën sjetull dhe këmbë? (FOTO dhe VIDEO)

Ndërsa deri dje të pasurit qime në këmbë, krahë, nuk gjykohej, por përkundrazi thuhej "lum si ajo" sot është e kundërta.
Sot ushtrohet një presion mjaft i madh sidomos te femrat. Nëse ato nuk kujdesen si duhet për qimet e trupit ato paragjykohen dhe i vien shumë nofka të ndryshme.
Pra një grua që të jetë e lumtur dhe e admirueshme duhet të mos ketë qime në trup.

Por studentja diplomante Emer O'Toole nga Dublini ka vendosur që për 18 muaj të mos i heqë qimet nën sjetull dhe pjesë të tjera të dukshme, vetëm për të thyer presionin që po ushtrohet ndaj grave lidhur me këtë çështje.
Emer O'Toole është e lumtur dhe krenare që ajo ka qime nën sjetull dhe këtë ajo e ka publikuar në emisionin e mëngjesit në TV, Dublin.
954
Gjatë emisionit ajo tregon se kishte filluar ti heqë qimet në moshën 14 vjeçare, por tani ajo ka vendosur ta thyejë këtë rregull. Ajo thotë pse duhet të hiqen? Pse duhet të ketë një rregull vetëm për femrat, kur dhe burrat kanë?

Por një pjesë e shikuesve të emisionit përmes telefonatave u shprehën se për femrën është e neveritshme, ndërsa një pjesë u shpreh se nuk duhet të ketë rregull, pasi trupi është individual.
Gjithashtu ajo bëri thirrje dhe për qendrat estetike se nuk duhet të "gënjejnë"
dhe aq më tepër të pranojnë se heqja e qimeve te 11 vjeçaret nuk do të dalë më.
Është absolutisht gënjeshtër, pasi nëse qimet nuk dalin më do të thotë ke ndaluar moshën.

KOMENTE