Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushqimi që bie përdhe, po e more për 3 sekonda është i sigurt për ta ngrënë
English

Ushqimi që bie përdhe, po e more për 3 sekonda është i sigurt për ta ngrënë

Më parë nga moshat e vjetra përdorej një shprehje që dhe po ra buka poshtë merre menjëherë se nuk ka gjë, se nuk kontaminohet menjëherë.

Ishte ndoshta si shabllon, ndërsa sot shkencëtarët kanë zbuluar se kjo shprehje nuk është thjesht një fiksim por ka baza të vërteta për ta thënë një gjë të tillë.
Pesë sende ushqimore ishin testuar nga Manchester Metropolitan Universitet (MMU), për të parë nëse rregulli mund të besohej.

Bukë me gjalpë, makarona të gatuara, proshutë, një galetë e thjeshtë dhe fruta të thata, ishin ushqimet që u testuan pasi këto ushqime janë të zakonshme për tu ngrënë si dhe përmabjnë faktorët që mund të kontaminohen më shpejt, pasi uji është faktori kyç.
Më pas ushqimet u studiuan në faza të ndryshme duke filluar që nga 3 sekonda dhe më tepër.
Përfundimi doli se produketet që përmbanin më pak ujë ose fare, bakteret ishin zhvilluar aq pak sa nuk mund të llogaritej.
Gjithashtu më mirë u paraqitën dhe ato që përmbanin kripë apo sheqer në një masë të madhe.
Frutat e thata dhe makaronat treguan shenja të Klebsiellas, bakter që ka një gamë të gjerë infeksioni.

Pra idea është që dyshemetë duhet të mbahen vazhdimisht të pastra, në mënyrë ideale duhet të fshihen 1 herë në ditë. Kokat e leckave duhen ndërruar çdo tre muaj dhe pas çdo larje ato duhet të alhen mirë dhe të vihen në dezinfektant që është për dyshemetë.

Fëmijët e vegjël të mos lihen të luajnë në dysheme, pasi kanë rrezik më të madh për infeksione.

KOMENTE