English

Bletët që pijnë lotët e njeriut

Bletët na pëlqejnë për mjaltin që prodhojnë por kurrsesi nuk duam të naprekin trupin pasi e dime se do të na pickojnë.

Por interesante është fakti që një lloj blete e veçantë nuk i pëlqen të ushqehet me nektarin e luleve por ushqimi i vetëm për të janë lotët e njeriut apo dhe djersa e trupit.

Ato përdorin njerëzit si një kripë lëpirje", tha John Ascher, i cili mbikëqyr një baze të dhënash të 700.000 specie të bletëve në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork.
Ai zbuloi se New York City është mjaft i populluar nga këto bletë të cilat ulen në trupin e njeriut në krah apo këmbë të djersitur, pa u ndierë fare madje dhe në sy për të thithur lotët që dalin nga sytë.

Madje ato qëndrojnë në bordurën e syrit duke shkaktuar lot pasi ato atë duan dhe largohen pasi t'i kenë pirë ato.
Shumë njerëz madje edhe pse arrinin t'i mbyllnin sytë ato nuk largoheshin lehtë por vazhdonin të qëndronin në kapakët e mbyllur të syve.
Ata rrallë djegin, ndaj dhe nuk ndjehen nga njeriu kur qëndrojnë edhe në pjesë të djersituara të trupit.
Lloji i bletës, Lisotrigona, nuk është gjendur as në Evropë e as në Amerikë, paor origjina e tyre është nga Tajlanda.

KOMENTE