English

Pornografi për të mbajtur 14 fëmijët e saj (FOTO)

Nëna e 14 fëmijëve Nadya Suleman, ishte betuar se do t'i rritë fëmijët e saj me të gjitha kushtet që ata kanë nevojë, por asnjëherë nuk do të xhironte pornografi për të mbajtur familjen e saj.

Por ja që gjendja ekonomike të detyron të bësh gjithçka për të plotësuar nevojat e fëmijëve.

36 vjeçarja ka shkuar në rezidencën Fernando San Valley në Los Anxhelos, për të xhirruar skena porno për një film që do të dalë në verë, kundrejt një pagese që pretendohet të jetë shumë e kënaqshme, për të paguar borxhet e saj të mëdha.

Në fillim ishte nervoze kur mbërriti atje por më pas udhëheqësit atje e qetësuan pasi nuk ishte e vetmja që bënte një punë të tillë.
Kur ajo i ka parë më pas skenat në një ekran gjigant, dukej e kënaqur.
Ajo morri këshilla se si duhej që të perfeksiononte punën e saj të re.
Por burime nga rezidenca thanë se ajo ishte shumë natyrale dhe do ketë sukses.

Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar saktësisht se sa do të jetë pagesa e saj që të mund të përballojë krizën e borxheve që ajo po kalon.

Ajo është shprehur se ëndra e saj është të marrë një shtëpi të sigurt për familjen e saj, ndaj dhe pretendon pagesa të mira nga puna që pranoi.

KOMENTE