Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet ligji mbi marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Penale të EULEX
English

Miratohet ligji mbi marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Penale të EULEX

Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi sot projektligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Penale të EULEX-it”.
Ky projektligj i hap rrugë hetimeve ndërkombëtare që do të zhvillohen nga ekspertët e EULEX-it në vendin tonë lidhur me akuzat e ngritura në raportin e Dick Marty. Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me Taks Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it bazohet në reciprocitet, ku të dyja palët lehtësojnë, përshpejtojnë dhe trajtojnë me konfidencialitet çdo letërkërkesë, e cila ka të bëjë me hetimet përkatëse.
Në vijim, komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore” si dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore te krijimit të titujve të pronësisë mbi token bujqësore”.
Diskutimet për këto dy projektligje do të vazhdojnë në mbledhjen e radhës së komisionit.

KOMENTE