Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jozefina Topalli takohet me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa dhe Kryetarin e Parlamentit, Gregor Virant
English

Jozefina Topalli takohet me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa dhe Kryetarin e Parlamentit, Gregor Virant

Në vijim të vizitës zyrtare në Slloveni, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa.

Kryeministri Jansa i shprehu Kryetares Jozefina Topalli vlerësimet për progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në hapat drejt BE, progresin dhe rritjen ekonomike në kohë të vështira të krizës financiare, rolin e vendin në NATO si dhe politikat e saj konstruktive në rajon.

Në takim u shpreh vlerësimi i përbashkët për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve në nivelet më të larta politike, ndërsa u theksua angazhimi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik por edhe atë në fusha të tjera me interes reciprok.

Duke vlerësuar se Shqipëria është ndër të paktat vende në botë që shënoi progres ekonomik duke sfiduar vështirësitë e krizës financiare, Kryeministri Jansa cilësoi si të rëndësishëm ngritjen e urave për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Në këtë drejtim, z.Jansa bëri të ditur se në rastin më të parë, ai do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku pjesë e delegacionit të tij do të jetë një grup i rëndësishëm investitorësh sllovenë, të cilët do të kenë mundësitë për tu njohur me potencialet e Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Sllovenia janë vende mike. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira politike. Jemi të bindur se ka vend për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Në rastin më të parë unë do të vizitoj Tiranën me një grup të rëndësishëm të biznesit slloven, që duhet të njihet dhe të eksplorojë mundësitë e vendit tuaj. Në këtë frymë ishte edhe hapja e ambasadës sllovene në Tiranë. Ne vlerësojmë Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon dhe në veçanti progresin ekonomik të saj si ndër vendet e pakta në botë në këtë kohë krize” u shpreh Kryeministri slloven.

Duke theksuar se Sllovenia mbetet një vend mbështetës e i palëkundur i të zgjerimit të Ballkanit perëndimor në BE dhe në veçanti i Shqipërisë, Kryeministri Jansa tha se është koha që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat si një hap konkret përpara në integrim në BE dhe të vijojë me hapjen e negociatave.

“Unë sot nisem për Gjermani dhe do të flas me kancelaren gjermane për progresin e bërë nga ana juaj. Shpresoj edhe vendet e tjera të BE-së të jenë të një mendimi. Shqipëria është një vend në NATO, me një rol konstruktiv dhe ndikues në rajon. Brukseli duhet të ketë një politikë merite për ato vende që nuk krijojnë probleme. Ne e mbështetëm fort lëvizjen e lirë të shqiptarëve si një dimension për një Evropë të hapur që heq kufijtë për qytetarët tanë” u shpreh kryeministri Jansa.

Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante dhe avokatinë e fortë që Sllovenia vazhdon t’i japë Shqipërisë.

Pasi bëri një prezantim të arritjeve që Shqipëria ka shënuar në përmbushje të kërkesave të Komisionit Evropian, Kryetarja Jozefina Topalli kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin që vendi po ndjek drejt integrimit në familjen evropiane.

“Shqiptarët mbeten europianistë të vendosur. Ne ju drejtohemi ju si vende që për histori të përbashkët të rajonit, na kuptoni më mirë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj për statusin e vendit kandidat por dhe në vijimin e etapave të tjera të procesit integrues” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

KOMENTE