Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse shtyhen spermatozoidët për të takuar vezën?
English

Pse shtyhen spermatozoidët për të takuar vezën?

Mjekët që merren me fertilitetin kanë mëdyshje se, pse vetëm 1 për qind e 300 milion spermatozoidëve që lëshohen nga një njeri gjatë aktit seksual arrijnë mitrën e partneser dhe vetëm pak godasin vezën?

Por tani ata duket se kanë gjetur një përgjigje për pyetjen që gjithmonë ka qënë pa përgjigje dhe shpresojnë që më vonë kjo përgjigje t'i ndihmojë në uljen e fertilitetit.

Një studim i përbashkët me Universitetin e Warwick dhe Universitetit të Birmingham ka gjetur se spermatozoidët shmangin 'korsinë e mesme' të traktit riprodhues të femrës dhe në vend të kësaj, zvarriten përgjatë mureve të kanalit.
Ata gjithashtu luftojnë për t'u bërë tepër të mprehtë dhe rrëzohen në mure.

Dr Peter Denissenko nga Warwick tha "Unë nuk mund të mbaja dot të qeshurën herën e parë kur pashë qelizat e spermës, që vazhdimisht shtyheshin me njëri tjetrin për të shmangur radhët dhe përplaseshin me njëri tjetrin duke u goditur në murin e vezës mbrapsh.
Spermatozoidet e suksesshëm ishin ata që ishin në gjendje të mirë për të negociuar kanalet komplekse dhe të ndërlikuar të mbushura me lëngje të trashë.

Spermatozoidët që kanë një lëvizje të kokës të mirë arrijë të vazhdojnë rrugën, ashtu si ata që dinë të notojnë shumë dhe pa u lodhur.
Pra studimi tregon se rol të madh luan dhe forma e kokës së spermatozoidit në ecjen përpara.
"Së bashku me këto të dhëna ne besojmë thonë mjekët se metoda të reja për përzgjedhjen e spermës ... mund të bëhen të mundura. "
Sperma mashkull përmban 300million qeliza por vetëm një është e nevojshme për konceptim. Spermatozoidet notojnë nëpër qafën e mitrës, në mitër dhe përgjatë tubave fallopiane. Vetëm një spermatozoid arrin të hyjë në vezë pasi membrana qelizore ndërpret automatikisht hyrjen dhe të tjerët vdesin.

KOMENTE