Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha. Asnjë zonë e vetme nuk do jetë e braktisur nga investimet nga kjo qeveri
English

Berisha. Asnjë zonë e vetme nuk do jetë e braktisur nga investimet nga kjo qeveri

Kryeministri Berisha dje pasdite ka drejtuar mbledhjen e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, në të cilën u morën në shqyrtim dhe u miratuan rreth 520 projekte të reja për investime në infrastrukturë e më gjerë, në komunat e fshatrat e qarqeve të vendit. Financimi i këtyre projekteve bëhet i mundur nga një fond i Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve prej rreth 27.6 miliardë lekë, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një shumë prej 22 miliardë lekësh, si dhe disa qindra milionë të tjerë nga agjenci të tjera.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm ministra të kabinetit qeveritar, anëtarë të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, Përfaqësues të qeverive vendore, të shoqatës së kryetarëve të komunave, kryetarëve të bashkive dhe qarqeve të Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se këto projekte do të mundësojnë në zonat rurale të vendit, komunat e qarqet e tyre, mbi 1200 km rrugë të reja, pa llogaritur këtu qoftë edhe një kilometër të vetëm të rrugëve kombëtare. Këto të gjitha janë rrugë rurale, dytësore, që ndërtohen në përputhje me zotimin solemn të kësaj mazhorance se infrastrukturën e lagjeve të qyteteve të vendit, do t’ua ofrojë të gjitha fshatrave të Shqipërisë, përfshi edhe zonat më të thella.

“Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të ndihen të barabartë, do bëjmë gjithçka që ata kudo që jetojnë të mos ndihen të braktisur por të ndihen zot të shtëpive dhe të territorit të tyre, me gjithë infrastrukturën moderne që meritojnë”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, në këto projekte të financuara me Fondin për Zhvillimin e Rajoneve dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimin do të ndërtohen 125 ujësjellës të rinj, që do të garantojnë ujë 24 orë, apo ujë të rrjedhshëm për rreth 250 mijë banorë; rreth 290 shkolla të reja, ose do rindërtohen shkolla ekzistuese; rreth 44 qendra shëndetësore që do u shërbejnë 122 mijë banorëve të vendit, kanalizime, etj.

Kryeministri siguroi se në këto 520 projekte nuk llogariten sigurisht projektet e arrorëve, ullinjve e drurëve të tjerë frutorë. Por në total, në të gjitha këto projekte punësohen rreth 30 mijë qytetarë, duke përfshirë edhe projektet në bujqësi, gjë që i jep një frymëmarrje të re procesit të punësimit dhe e bën Shqipërinë një nga vendet e pakta e cila, në një kohë krize të thellë, rrit mundësinë e punësimit.

“Ne jemi në gjendje të shpalosim sot një nga programet më ambiciozë, i cili do të bëjë të mundur që, në një hark kohor 1 vjeçar, jeta e qindra e mijëra shqiptarëve të jetë tjetër”, tha Kryeministri.

KOMENTE