Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizioni i sistemit shëndetsor në Shqipëri
English

Vizioni i sistemit shëndetsor në Shqipëri

Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Konferencës së I-rë Kombëtare për “Politikat Shëndetësore në Shqipëri - Strategjia e OBSH për shëndetin deri në vitin 2020, shëndeti në të gjitha politikat”. Konferenca me temë “Shëndetësia synon të jetë pjesë e të gjitha politikave si dhe pjese e vëmendjes së qytetarëve për pjesëmarrje aktive në mbrojtjen e shëndetit ”ka si qëllim evidentimin e elementëve themelorë të reformës në Sistemin Shëndetësor, si dhe vizionin e politikat për të ardhmen.

Së bashku me kryeministrin Berisha merrnin pjesë në këtë Konferencë, Ministri i Shëndetësisë, zoti Petrit Vasili, Drejtoresha rajonale e OBSH, Znj. Zsuzsanna Jakab, mjekë, punonjës të fushës së shëndetësisë, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.

Duke marrë fjalën, kryeministri Berisha përshëndeti organizatorët e kësaj, konference dhe në mënyrë të veçantë, Drejtoreshën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për prezencën e saj, në këtë aktivitet, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që zyra evropiane e kësaj organizate i ka ofruar Shqipërisë, në përpjekjet e vendit për një sistem shëndetësor dhe politika shëndetësore, në përputhje me standardet e kohës.

Kryeministri vlerësoi arritjet e deritanishme në sistemin shëndetësor, si dhe disa tregues të cilat e rendisn Shqipërinë përkrah vendeve të zhvilluara, duke theksuar se këto arritje duhet të shërbejnë si një frymëzim për kapjen e horizonteve të reja.

Kryeministri tha se është i domosdoshëm thellimi i reformave në sistemin shëndetësor, në mënyrë që ai të shndërrohet në një sistem të denjë për të përmbushur më së miri misionin e tij fisnik, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

KOMENTE