Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Federalistët e Rinj Europianë JEF, në Kuvendin e Shqipërisë
English

Federalistët e Rinj Europianë JEF, në Kuvendin e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, Federalistët e Rinj Europian “JEF”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Muajit të Evropës që përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj Kryetarja e Kuvendit foli për ndryshimet që Shipëria ka bërë në 20 vitet e fundit. Ajo tha se për lirinë duhet të punosh dhe të mendosh çdo ditë, duhet ta ushqesh sepse ”Liria funksionon”.

“Shqipëria është një rast ekselent. Çdo kush mund të thotë po lira funksionon. Liria bën mrekulli. Në fakt kush e mendonte se vendi ynë mund të bëhej anëtar i NATO-s dhe se ne mund të uleshim me të njëjtin dinjitet, mundësi, shans me liderat e botës. Siç jemi ulur në tryezën e NATO-s dhe siç do të ulemi përsëri në Samitin e Çikagos, kush e mendonte se shqipëtarët do të lëvizin pa viza”- tha Topalli.

“Në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe pas dy viteve të bllokimit dhe të bojkotimit nga opozita pas marrëveshjes së 16 nëntorit po punohet në të gjitha komisionet parlamentare nga mazhoranca dhe opozita për të kaluar ligje që janë reformat ë cilat kërkojnë 3/5 e votive. Ishte e pamudnur të votonim përpara për shkak se opozita bllokonte votën”- tha Topalli.

Gjatë fjalës së saj znj. Topalli tha se aktualisht është optimiste për integrimin e vendit pasi një numër i madh i ligjeve me 3/5 janë miratuar dhe se beson se shumë shpejt do të realizohet edhe Reforma Zgjedhore,

“Unë jam optimiste që edhe Reforma Zgjedhore do të finalizohet shumë shpejt. Reforma Parlamentare të mbyllet në pak ditë. Asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë, do të bëjmë një hap tjetër, do të hapim një stacion tjetër në historinë tonë drejt BE-së”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit..

Ndërkaq Federalistët e Rinjë Europian deklaruan se puna e Kuvendit është gurë themeli për integrimin europian të Shqipërisë. Ata u shprehen se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në axhendën europiane dhe se shpresojnë që këtë vjeshtë vendi ynë të marrë statusin e vendit kandaidat ndërkohë që rinia do të luajë rolin e saj në këtë proces.

Kryetarja e Kuvendit pasi i falenderoi përzemërsisht të rinjt për organizimin e këtij aktiviteti dhe shprehu gadishmërinë që Kuvendi i Shqipërisë do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për të tilla aktivitete.

KOMENTE