Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NËNA - Kjo mrekulli e njerëzimit - poezi-nga Raimonda Moisiu
English

NËNA - Kjo mrekulli e njerëzimit - poezi-nga Raimonda Moisiu

Dedikim nenës së saj dhe gjithë nënave shqiptare në të gjitha trojet shqiptare.

Me të parin avion po vij,
nëna ime
qielli s'mi fsheh të tuat lëngime,
Ankthin e pritjes..!.
Harrova në zbritje përshendetjet.
S"i ndjeva një cast
gjelbërimin përqark
Bagazhet, lodhjen,pritësit
sfondin e tjetërsuar.
Si flutur pranvere renda
drejt flokëbardhës së dashur
me ata sy të mjegulluar.
Dale Polic, këtu jam
S'e sheh c'dallgë po më plasin
Vij nga larg
Dëgjoi pak dhe zogjtë gugasin!
Pjesë e dhimbjes tënde jam
nëna ime,
Dielli s'mi fsheh të tuat vlime
Lotët e mbrritjes...!
Të gjithë kanë shkuar,
Përtej oqeanesh,gardhesh,klonesh
disa kaltërsinë hyjnore prekur,
vetëm Ti ngrys mbrëmjet e gdhihesh
në të vjetrën strehëz.
Ti dhe arka me pelenat e mia
në qoshkë të dhomës
të zverdhura vitesh.
Ndër sytë e tu det blu
nëna ime
u rrita si një degëz mimoze
si një valëz shkume
e su besoja përpjekjeve magjiplotë
Mbrëmjeve nën tingujt serenatash,
Brishtësisë time vajzërore i flisje
-Kujdes,mos u beso djemve ,shumë!
Erdha polic,erdha tashi
Sot vëndi im ka tjetër ngjyrë
Vij nga larg
Kjo portë s'ka celës për të hyrë!
Pjesë e dhimbjes tënde jam
nëna ime,
Malli s'na i vesit puthjet, lotët
kohën e rritjes

KOMENTE