Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trupa e Teatrit Kombëtar takon kryeministrin Berisha
English

Trupa e Teatrit Kombëtar takon kryeministrin Berisha

Kryeministri Berisha zhvilloi njё takim tё veçantë, nё kryeministri, me trupën e Teatrit Kombëtar, e cila nё 12 maj, shfaqi premierën nё shqip, nё Globus Theater tё Londrёs, dramën “Henri VI” tё Shekspir. Prezantimi i Teatrit kombëtar nё Globus Theater, i ndërtuar nga kompania teatrore e Shekspirit, u bë në kuadër tё Festivalit Botëror “Globe to Globe”, me rastin e ditëlindjes sё dramaturgut tё madh, ku morën pjesë 37 trupa teatrore profesioniste nga bota.

Kryeministri u shprehu falënderimet e tij, njëherësh kёnaqёsinё, për prezantimin e shkëlqyer që i bёnё artit skenik shqiptar, mbi tё gjitha, “bash nё skenёn e Shekspirit”. “Jam ndjerё i emocionuar, kur mё informuan se interpretimi juaj dhe prezantimi i trupёs shqiptare nё tёrёsi, ёshtё pritur me kureshtje dhe ёshtё vlerёsuar tepёr pozitivisht nga publiku dhe media britanike”, u shpreh Kryeministri. Ai theksoi se ky sukses është dëshmi e ruajtjes së traditës së krijuar nga korifejtë e teatrit kombëtar, që patën vënë në skenë Shekspirin që në vitet '60, si edhe e përkthimeve të mrekullueshme të Nolit, që e ka bërë Shekspirin të flasë shqip. "Ju keni përfaqësuar në Londër arritjet më evropiane të Shqipërisë, të cilat janë ato në fushën e artit dhe, së bashku me këngëtarët dhe muzikantët, jeni bërë ambasadorët më të shquar të kombit", u shpreh Kryeministri.

Drejtori i Teatrit Kombёtar Kristaq Skrami, nё emër tё trupës sё aktorëve, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhёnё nё pjesëmarrjen e suksesshme tё Teatrit Kombëtar, nё kёtё event tё rёndёsishёm kulturor botëror, si dhe për përkrahjen dhe inkurajimin qё arti dhe artistët shqiptarë kanё gjetur tek ai. Ai i dhuroi Kryeministrit një foto të shfaqjes, ku nga publiku valëvitej flamuri shqiptar, si dhe katalogun prezantues të vënies në skenë të 10 kryeveprave të Shekspirit, në 67 vjet histori të Teatrit Kombëtar, me mjeshtërit e aktrimit shqiptar, si dhe me monumentet e trashёgimisë kulturore, që nga antikiteti, si teatri i Butrintit, Bylisit, Apollonisë, Orikut, etj.

Gjatë takimit, Kryeministri zhvilloi një bisedë miqësore me regjisorin dhe aktorët kryesorë të trupës.

KOMENTE