Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamir Topi takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun
English

Bamir Topi takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore” zhvilloi sot një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Gjatë takimit zyrtar, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotit Ban Ki-mun në shërbim të komunitetit ndërkombëtar, forcimit të paqes e sigurisë, inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut. Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj nismave të tjera dhe hapave të mëtejshëm që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të ndërmarrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të lartë në krye të Organizatës.

Duke përshëndetur nismën për zhvillimin e Debatit të Nivelit të Lartë mbi krizën financiare botërore, Presidenti Topi vuri në dukje faktin se pasojat e saj ndihen jo vetëm në vendet e zhvilluara, por më shumë në vendet në zhvillim, të cilat prej kohësh po përpiqen për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit. “Shqipëria natyrshëm pret që në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndër-varur, debati mbi krizën financiare të dalë me disa mesazhe të qarta për G-20, G-8”, - nënvizoi Kryetari i Shtetit në takim, duke theksuar se “arritja e Objektivave të Mijëvjeçarit nuk mund dhe nuk duhet të kalojë në rend të dytë për shkak të krizës aktuale financiare dhe ekonomike, duke parandaluar në këtë mënyrë që kjo krizë të kthehet nga një krizë ekonomike në një krizë sociale, mjedisore dhe humanitare”.

Më tej, Presidenti Topi shprehu mirënjohje për kontributin e Sekretarit të Përgjithshëm në çështjet kryesore të agjendës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për zgjidhjen e krizave në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, Afganistan, Irak, etj, për promovimin e çështjeve të mëdha si ajo e ndryshimit të klimës, apo për çështje të tjera jetike, si të varfërisë, urisë, shëndetit, arsimimit, mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe të një sërë objektivash të tjera.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen e forumit më të madh ndërkombëtar, OKB-së, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që “tashmë po shohin përpara dhe po punojnë me dëshirën e vullnetin e duhur për integrim në Bashkimin Evropian, duke iu bashkuar vlerave të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”. Në këtë drejtim, Presidenti Topi falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për rolin mjaft konstruktiv dhe qëndrimin realist në lidhje me Kosovën, duke mbështetur parimin e të drejtës së popujve për vetëvendosje, njëkohësisht si parim thelbësor i Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se aktualisht “Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi mbi çështjet teknike, të cilat duhet të zhvillohen mbi bazën e parimit të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve sovrane”.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, duke shprehur kënaqësinë e bisedës me Kryetarin e Shtetit shqiptar dhe duke vlerësuar si të një rëndësie të veçantë këtë takim, vuri në dukje rolin konstruktiv e institucional të Presidentit Topi në arritjet e deritanishme dhe progresin intensiv të Shqipërisë, duke nënvizuar se “janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin ekonomik e social të vendit, sidomos në kuadrin e ndërtimit e konsolidimit të institucioneve shtetërore”. Me këtë rast, zoti Ban Ki-mun nënvizoi se Shqipëria po kryen një proces të rëndësishëm e intensiv lobimi, çka do të ndikojë në marrjen sa më shumë të mbështetjeve dhe shkëmbimeve reciproke me vende të ndryshme anëtare të OKB-së, dhe për të cilat “shteti shqiptar do të dijë të shohë e vlerësojë si një mundësi dhe shans sugjerimet e partnerëve evropianë e ndërkombëtarë, duke realizuar reformat e nevojshme dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social për qytetarët e tij”.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të OKB-së në të gjitha proceset e zhvillimit demokratik të Shqipërisë, duke shprehur bindjen se me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, shqiptarët do të arrijnë qëllimin e tyre madhor kombëtar: integrimin në Bashkimin Evropian.

KOMENTE