Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 shenja që Ai është i dashuruar me Ty
English

5 shenja që Ai është i dashuruar me Ty

Nuk është asnjëherë e pamundur që një miqësi e mirë të kthehet në dashuri. Janë 5 shenja që tregojnë se ai tashmë është i dashuruar me ty.
1. E para, është sjellja e tij e ëmbël.
Këtu hyn përkujdesja dhe dhuratat e bëra nga ai.

2. Shenja e dytë, kur nis të sakrifikojë për ju.
Nëse ai lë kampionatin e skuadrës që ai do dhe ju fton për një shëtitje, kjo është një shenjë se ai është me të vërtetë i interesuar për ju.

3. E treta, nëse të sheh në sy. Po dhe kjo është një tjetër shenjë e dashurisë që ai ndjen për ty. Ndoshta për femrat është normale që një person t'i shohë në sy, pavarësisht ndjenjave që kanë për të. Por nuk është kështu edhe për meshkujt. Nëse ai të sheh në sy është mënyra e tij për të krijuar një kontakt intim me ju, për t’ju thënë se është duke u afruar më shumë me ty.

4. Si shenjë e katërt klasifikohet xhelozia. Kjo duket kur një mashkull nis të bëjë pyetjet: me kë je? Çfarë po bën? Pse nuk më je përgjigjur në telefon? Duhet ta dini se kur një mashkull bie në dashuri nis të bëhet edhe egoist.

5. Dhe si shenja e fundit është tendenca që ai tregon për tu pasur sa më shumë të pranishme në jetën e tij. Shenja më e qartë që një njeri nuk ju do është se ai nuk dëshiron t’u përfshijë shumë në jetën e tij, në të kundërtën, nëse ai tregon një interes të madh ndaj jush, është një shenjë e qartë e dashurisë së tij. Kur sheh se ai dëshiron që ti të jesh kudo, në mbremje me miqtë, në ndeshjen e tij të preferuar, etj, kjo është shenja se ai ka rënë në dashuri me ju dhe do që të jeni e pranishme kudo në jetën e tij.

KOMENTE