English

Jozefina Topalli mori pjesë në Ditën Kombëtare në ndihmë të Fëmijëve Jetimë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli mori pjesë në aktivitetin në Ditën Kombëtare në ndihmë të Fëmijëve Jetimë, organizuar nga Shoqata kombëtare e fëmijëve jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës, ku në fjalën e saj ajo i drejtohet fëmijëve në radhë të parë si dhe gjithë strukturave mbështetëse dhe organizative:
Të dashur fëmijë,
Të nderuara mësuese kujdestare,
zoti Kadri,
Unë ju falënderoj që më keni ftuar në këtë takim. Në fakt është një takim që ndryshon krejtësisht nga të gjithë takimet e tjera. Unë takoj shpesh fëmijë, nxënës tëshkollës fillores, 9-vjeçare, gjimnazit, të universiteteve. I ftoj shpesh në parlament dhe kur ata vijnë në Parlament kjo është diçka tjetër, vendoset një raport krej i ndryshëm, krijohet një atmosferë shumë e bukur. Unë gjithmonë ju them atyre që kjo është salla më e bukur që unë kam parë. Por për mua kjo është salla më e veçantë me të cilën unë kontaktoj dhe ju jeni fëmijët më të mirë të kësaj bote. Jemi fëmijët më të bukur, më të dashur dhe më të sinqertë.
Si shumë të tjerë unë kam ardhur shpesh në shtëpitë tuaja, jo vetëm në Tiranë dhe ajo që mua gjithmonë më ka bërë përshtypje janë krahët e fëmijëve që të drejtohen për të të përqafuar, sytë e tyre që shndrisin, dashuria e tyre e sinqertë, nevoja për të të shtënguar fort. Unë sigurisht që si çdo njeri kjo i bën përshtypje, një gruaje një nëne sigurisht që i bën edhe më shumë përshtypje.
Unë do të doja t’ju thoja se ju dua shumë, ju dua fort. Jeni të mirë. Jeni më të mirët e kësaj bote. Unë jam e kënaqur që në parlament ne kemi bërë disa ndryshime, kemi kaluar disa ligje, kemi shtuar fondet. Por unë e di se kjo është e pamjaftueshme.
Unë dua t’ju them se kjo është një ditë e veçantë për ju, por dua të falënderoj edhe mësueset që kanë ardhur me fëmijët e tjerë, shokë e shoqet dhe nxënësit për ta bërë këtë ditë të bukur, për të parë këtë koncert të veçantë përmes të cilëve unë dua t’ju them diçka: “Ju nuk jeni vetëm sepse shteti e ka për detyrë për të punuar për ju, sepse shteti punon për ju, sepse është shoqëria civile e cila punon për ju, sepse janë shoqata këtu të pranishme që financojnë seriozisht që juve të mos ju mungojë asgjë.
Natyrisht unë do të doja që pot ë ishte e mundur t’jua bëja çdo ditë të bukur, të dashur, të gëzueshme, të lumtur. Unë jam e sigurt se ai që ka I kaluar vështirësitë punon më shumë dhe arrin më shumë. Ai që ka një gjë të munguar në jetën e tij që sigurisht është e madhe ai do e kompensojë dhe do e bëjë jetën e tij të dashur, të gëzueshme, të lumtur bashkë me shokët edhe më shoqet.
Unë do të kisha dashur të isha afër gjithsecilit dhe e them me zemër, e them me shpirt. Po të kisha mundësi, do të isha vetëm me ju me mend dhe me zemër; unë jam afër secilit prej jush. Unë si nënë ju uroj me zemër shëndet.
Juve jeni ëngjëj, të gjithë ëngjëj që i ka falur zoti. Jeni më të mirët e të gjithëve.
Thirrjes për sensibilizim, për më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli iu përgjigj ndër të tjerë edhe këngëtari shumë i dashur për fëmijët Noisy.

KOMENTE