Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ergita Opingari tregon momentin tragjik të aksidentit
English

Ergita Opingari tregon momentin tragjik të aksidentit

Ergita Opingari është një prej studentëve të mbijetuar në spitalin ushtarak të Tiranës. Ajo tregon atë moment që ajo mban mend nga aksidenti.

“Nuk mbaj mend shumë. Mbaj mend që thërrisnim njëra-tjetrën. Isha tek dera e fundit. Shoferi po bërtiste dhe po mundohej të lëvizte timonin. U mundova të mbahesha por autobuzi u rrëzua dhe më pas po prisja atje derisa erdhën më morën. Në fillim erdhën disa të moshuar dhe më pas po vinin forca të tjera. Në Fillim na cuan në spitalin e himarës pastaj më sollën këtu. Mbaj mend vetëm përplasjen. Mbaj mend që bërtiti shoferi dhe më pas bërtitën edhe ne. Pash që shoferi nuk ktheu dot timonin dhe autobuzi nuk mori kthesën por eci drejt. Kemi qënë 36-37 persona në autobus. Mbaj mend vetëm momentin e rënies dhe më pas nuk mbaj mend asgjë” tregon për “Ora News” studentja Ergita Opingari nga Lushnja.

KOMENTE