English

Haxhinasto do të marrë pjesë në Ministerialin e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Sesionit Ministerial të Komitetit të Ministrave të KiE-së, që do të zhvillohet në Strasburg, në datën 23 maj 2012.

Gjatë punimeve të Sesionit, do të bëhet kalimi i kryesisë së Komitetit të Ministrave nga Britania e Madhe tek Shqipëria.

Në cilësinë e tij si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës.

Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”.

KOMENTE