English

Çifti që jeton me kafshët gjigante në shtëpi (FOTO)

Kësaj i thonë të jetosh me kafshët. A keni dëgjuar ndonjëherë këtë shprehje?

Ja pra një çift që ndan jetën e tyre me rritjen e kafshëve, por ata shkojnë më tej duke i mbajtuar ata në shtëpi, si pjestarë të shtëpisë.

RC Bridges dhe gruaja e tij Sherron, ndajnë shtëpinë e tyre në Texas me 2 buffalo që t'i shikosh të zë frika dhe jo më t'i kesh në shtëpi.

Sherron e di se si t'i bëjë kafshët të ndihen mirë si në shtëpinë e tyre. Ajo përdor veshje të tilla si kapele apo dhe çizme që të ngjajë si buall.
Kafshët janë pjesë e familjes aq sa çifti i merr ata në makinë kur lëvizin.
Ndërsa RC Bridges 63 vjeç është një kauboj i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar me rritjen dhe kujdesjen e Buffalove. Por në vitin 2004 ai humbi një sy dhe vendosi të shiste tufën dhe të mbante vetëm një mashkull.
Gruaja e tij Sherron i përshtat veshjet që buffalo të mos ndihet vetëm Ajo u shpreh se këta janë jeta jonë, madje im shoq nëse buffalo do të ngordh jam e bindur se dhe ai do të vdesë pas tij, pasi janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.

Më pas një miku i tij i solli një buffalo femrë pasi nuk e mbante dot . 63 vjeçari tani kujdeset për 2 dhe ndihet shumë i lumtur.

KOMENTE