Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-sëThorbjorn Jagland
English

Topalli takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-sëThorbjorn Jagland

Thorbjorn Jagland, Thorbjorn Jagland i shprehu sot Kryetares së Kuvendit urimet më të mira me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Europës nga Shqipëria duke vlerësuar njëkohësisht axhendën e prioriteteve që Shqipëria ka paraqitur me këtë rast. Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.
“Jemi të kënaqur që Shqipëria merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Europës. Keni shënuar një fillim të mbarë. Vlerësoj përgatitjen tuaj shumë të mirë për kryesimin e Këshillit, axhendën tuaj të prioriteteve, një axhendë e rëndësishme e cila ka në krye të saj moton “Të bashkuar në diversitet” u shpreh zoti Jagland në takimin me Kryetaren Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm të KiE për vlerësimet dhe mbështetjen e dhënë në këtë proces ndërsa tha se për Shqipërinë është një moment i rëndësishëm të drejtojë Këshillin e Europës, institucionin kampion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Më pas, dy personalitetet u ndalën tek zhvillimet më të fundit në vend, ku Kryetarja e Kuvendit njohu zotin Jagland me reformat që janë ndërmarrë pas marrëveshjes së nëntorit në përmbushje të rekomandimeve të BE duke përmendur miratimin e një sërë kodeve të rëndësishme, miratimin e Avokatit të Popullit, ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave, ngritjen e Gjykatës Administrative etj.
Kryetarja Jozefina Topalli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KiE u ndalën gjatë takimit edhe tek puna për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare si dhe tek hapja e procedurave për zgjedhjen e Presidentit.
"Pas periudhës së vështirë të bojkotit dhe pas marrëveshjes në nëntorit, ka një situatë pozitive në realizimin e reformave. Është bërë një punë e madhe në përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian dhe jemi të përkushtuar për të vijuar ritmin e reformave” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
“Uroj që opozita të mos bllokojë reformën zgjedhore, atë parlamentare. Shqiptarët flasin me votë sa herë bllokohet, bojkotohet rruga drejt BE-së nga zoti Rama” tha Kryetarja Jozefina Topalli.
Sekretari i Përgjithshëm i KiE vlerësoi se Shqipëria ka shënuar shumë hapa pozitiv në drejtim të përmbushjes së kritereve të KE duke dëshmuar seriozitetin e saj në rëndësisnë e këtij procesi.
“Një tjetër vlerësim po aq të rëndësishëm për Shqipërinë dua ta shpreh edhe për ecurinë e reformave të saj drejt Bashkimit Europian. Po, është bërë një punë shumë e madhe. Parlamenti ka një rol kyç të rëndësishëm në këtë proces dhe më vjen mirë që po shohim progres të gjithanshëm dhe inkurajojmë që Shqipëria të vijojë këtë rrugë pozitive që ka nisur për reformat” u shpreh zoti Jagland.

KOMENTE