Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FC Barcelona dërgon 1 milion libra dixhitalë në Afrikë
English

FC Barcelona dërgon 1 milion libra dixhitalë në Afrikë

Një prej skuadrave të mëdha të futbollit do të jetë pjesë e një projekti të ri për të nxitur inkurajimin e fëmijëve afrikanë kundrejt leximit dhe zhvillimit të njohurive.

Ekipi FC Barcelona - dhe konkretisht yjet Lionel Messi, Xavi, Eric Abidal dhe Seydou Keita - bashkuan forcat ditën e enjte me Worldreader një organizatë jofitimprurëse në një fushatë për të frymëzuar një valë të leximit të librave në Afrikën sub-Sahariane nëpërmjet përdorimit të librave dixhitalë.

E themeluar nga David Risher, një ish-ekzekutiv në Microsoft dhe Amazon, Worldreader punuan për të ndihmuaar fëmijët në vendet në zhvillim për të "zgjuar pasionin e tyre për të lexuar, dhe për të përmirësuar jetën e tyre."
"Worldreader është e angazhuar për të vënë një bibliotekë dixhitale në duart e të gjithë fëmijëve në të gjithë vendet në zhvillim të botës, dhe ne jemi të kënaqur me mbështetjen e FC Barcelona që do të dërgojë një milion libra për nxënësit në Afrikë", tha një pjestar i organizatës.
Librat do të shpërndahen për fëmijët në Gana, Kenia dhe Uganda, ku organizata jo-fitimprurëse është tashmë operative, dhe së shpejti në Ruandë, e cila do të bëhet fokusi tjetër për organizatën.

Worldreader beson se teknologjia mund të ofrojë qasje më të mirë për shkrim e këndim inkurajues në disa pjesë të botës në zhvillim, ku librat janë shumë të paktë.
Ndryshe nga librat tradicionale - që duhen importuar fizikisht, një titull në një kohë, përmes librave dixhitalë ata do të gjejnë një numër të madh librash me përmbajtjen e tyre dhe vetëm me një klik mund të lexojnë dhe një grup nxënësish.
Kjo është një mënyrë perfekte dhe ka nxitur një dëshirë dhe inkurajim te të gjithë nxënësit për të lexuar shprehet një mësuese në ciklin fillor në Gana.

KOMENTE