English

Një pickim nga Riqnat mund t’ju bëjë vegjetarian

Riqnat janë njohur si transmetues të sëmundjeve, por tashmë ato janë njohur dhe për reaksionet alergjike tek njerëzit që konsumojnë mish.
Që prej 2009 Scott Commins imunolog, ka studjuar këtë lidhje të çuditshme midis riqnave, mishit dhe reaksionit alergjik.

Studimi i tij zbulon se pickimi i riqnave mund të shkaktojë prodhimin e antitrupave që kanë si shënjestër karbohidratin alfa-galaktozid, që gjendet në mishin e derrit, mishin e lopëve dhe qengjit. Herën tjetër që ju do të hani mish, trupi juaj mund të përdorë këto antitrupa për të filluar një përgjigje imune të dhunshme, vetë-shkatërruese e njohur si shoku anafilaktik.

Është me të vërtetë trishtuese që ju nuk do të keni ndonjë ide se keni zhvilluar një alergji ndaj mishit, të kësaj natyre. Riqnat mund të transmetojnë sëmundje, por rrallë ndodh dhe në të shumtën e rasteve nuk ka vend për ankesa. Nëse trupi juaj fillon të prodhojë anti-antitrupa alfa-gal ju nuk do ta dini deri në momentin tjetër kur do të hani mish, moment në të cilin ka mundësi të zhvillohet anafilaksia. Në çdo kohë kur ju do të ecni këmbë zbathur në një fushë dhe gjeni pranë këmbëve tuaja një riqnë, tregohuni të kujdesshëm herën tjetër që do të hani mish.

KOMENTE