Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusët nuk duan të luajnë ndeshje miqësore me Kosovën
English

Rusët nuk duan të luajnë ndeshje miqësore me Kosovën

Vendimin e FIFA-s lidhur me ndeshjet miqësore ndërkombëtare midis Rusisë dhe Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar, kanë kanë raportuar mediat ruse.

”Nëse unë do të isha i pranishëm në votim, kurrë nuk do të kisha mbështetur vendimin e FIFA-s”, citon fjalët ministri rus i sportit, Vitaly Mutko thotë gazeta e Moskës “Vesti”.

”Ekzistojnë rregulla të përbashkëta të futbollit, të cilat qartazi thonë se vetëm organizatat e futbollit të vendeve të pranuara nga Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtare të FIFA-s. Është vështirë për mua të them se çfarë qëndron pas këtij vendimi të FIFA-s për këtë çështje. Megjithatë, është e qartë se ata kanë krijuar një precedent. Tani, Abkhazia dhe Osetia e Jugut mund të aplikojnë në FIFA me kërkesa të njëjta. Ata mund të përballen me standarde të dyfishta. FIFA duhet të punojë me mendje të shëndoshë. Ata kanë krijuar një situatë të konfliktit, për të cilin në fakt nuk kishte nevojë askush”, ka shtuar Mutka.

Mediat ruse raportojnë se sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke ka ftuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq dhe përfaqësuesit e UEFA-s që më 31 maj të takohen në selinë e FIFA-s në Cyrih. Mediat ruse citojnë letrën e Valkes, në të cilën thuhet se përfaqësuesit e vendeve evropiane kanë abstenuar nga votimi në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s.

KOMENTE