English

Shqipëria do të pasurojë mozaikun e Këshillit të Europës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë dje në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe me mbështetjen e Fondacionit “Hanns Seidel”, me temë: “Roli i Qeverisë Vendore dhe shoqërisë civile, në procesin e integrimit”.

Ndërsa e ka cilësuar si një moment shumë të rëndësishëm për vendin kryesimin e KiE, Zoti Basha tha se: “Ne vijmë në këtë presidencë me ide të qarta, me një axhendë të mirëpërcaktuar dhe me besimin e madh se kemi shumë për të dhënë, pas një periudhe prej afro dy dekadash, anëtarësimi dhe përfitimi në këtë organizatë”.

Zoti Basha shprehu angazhimin e të gjithë njësive vendore, për të ndihmuar në suksesin e kësaj presidence: “Duke mbështetur prioritetet e presidencës shqiptare në Strasburg, ju garantojmë se këtë gjashtë mujor, përveç punëve tona të përditshme, pushteti vendor do të jetë pjesë e përpjekjes shqiptare, për të pasuruar “mozaikun” e Këshillit të Europës, me vlerat tona më të mira”.

KOMENTE