English

Banorët e Bradasheshit kërkojnë vlerësim të saktë të tokës. Protestat nuk do ndalen (VIDEO)

Banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan kanë bllokuar mjetet e rënda të firmës kontraktore e cila po kryen punimet në autostradën Elbasan-Tiranë.
Ata janë në ditën e tretë të protestës dhe janë shprehur se nuk do të ndalen pasi vlera me të cilën vlerësuar toka e tyre për shpronësim është mjaft e ulët.

Forcat e policisë janë përplasur me banorët e këtij fshati që nuk lejonin vazhdimin e punimeve.

Kreu i Drejtorisë së Shpronësimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, Abedin Muça ka nisur negociatat për të rënë në një marrëvshje të përbashkët për lejimin e firmës kontraktuese që të kryejnë punimet.
Çmimi me të cilën është vlerësuar toka varjon nga 18--400 mlekë për metër katror.


1061

KOMENTE