Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi në raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit
English

Kuvendi në raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në përputhje me Kushtetutën.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në hapje të seancës njoftoi deputetët se :

“Bazuar në nenin 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, bazuar në nenin 109 të Rregullores, në 24 Maj është mbledhur Konfererenca e Kryetarëve, e cila ka vendosur që në datë 30 Maj, ditën e sotme, të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjes për Presidentin e Republikës .

Bazuar në nenin 109 të Rregullores, pika 2, ka zhvilluar sot mbledhjen Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e tij të datës 30 Maj 2012 konstatoi se, deri në afatin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, asnjë kandidaturë për Presidentit të Republikës, nuk është depozituar në Kuvend.

Në këto kushte, Komisioni për Çështjet Ligjore , Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në zbatim të nennit 87, pika 2 e Kushtetutës, që përcakton se, “Votimi quheti i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat”, i paraqet seancës plenare për informim këtë raport , me qëllim përmbylljen e procedurave për votimin e parë të Presidentit të ri të Republikës.

Kryetarja e Kuvendit sqaroi se, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, zgjedhja e Presidentit bëhet në mënyrë të qetë dhe pa debat. Për procedurë morën fjalën Kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha,Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste z.Gramos Ruçi dhe Kryetari i LSI z.lir Meta.

Kryetarja e Kuvendit në mbyllje të seancës theksoi se, zgjedhja e Presidentit të Republikës është një ngjarje e madhe .
“Në ditët e fundit, u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, janë bërë hapa progresive dhe të rëndësishëm për zgjedhjen e një kandidati serioz.
Kryetarja e Kuvendit në mesazhin drejtuar Parlamentit tha se, të gjithë shqiptarët i kanë drejtuar sytë në sallën e seancës plenare, duke shprehur njëkohësisht bindjen se, nëse forcat politike do të kenë shpirtin e pranimit, Presidenti i Republikës do të zgjidhet në raundin e dytë ose të tretë. Më tej, Kryetarja e Kuvendit thirri mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të përcaktuar datën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjes së kandidatit për President.
Seanca plenare mbylli punimet në orën 11.40 dhe nesër do të vendoset se kur do të jetë raundi i 2-të për zgjedhjen e presidentit.

KOMENTE