Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi Social në Shqipëri. Konferenca Kombëtare
English

Biznesi Social në Shqipëri. Konferenca Kombëtare

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në Konferencën Kombëtare “Biznesi Social në Shqipëri”, e organizuar nga Yunus Social Business Albania, në bashkëpunim me “Nxitja e Biznesit Social”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Konferenca do të bashkojë grupe aktorësh të ndryshëm zhvillimi, përfshirë sipërmarrësit, institucionet publike, bizneset, organizata dhe agjenci zhvillimi lokale dhe ndërkombëtare, akademikë dhe të rinj. Ceremonia e hapjes u përshëndetet edhe nga Ministri i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Z.Spiro Ksera dhe zonja. Saskia Bruysten, CEO I Yunus Social Business.

Në këtë aktivitet u diskutua mbi konceptet dhe funksionimin e biznesit social si dhe u morën shembuj nga sipërmarrës të biznesit social në Shqipëri e kudo në botë për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve sociale në vendin tonë.
Duke përshëndetur këtë Konferencë, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e organizimit të një nga nismave më të rëndësishme në luftën kundër varfërisë të ndërmarrë pak vite më parë nga profesor Muhammad Yunus, nisëm kjo, që siç- tha kryeministri,- ka pasur për rezultat luftën efiçentë kundër njërit prej tre armiqve më të rrezikshëm të njeriut që është varfëria. “Varfëria, pavarësisht nga dimensionet e mëdha të tregut, dimensione që si ka pasur kurrë ne historinë e njerëzimit, mbetet dhe sot një armik ndofta më i rëndësishëm dhe më kryesor i njerëzimit”, theksoi kryeministri.

Kryeministri vlerësoi se rritja ekonomike, rritja e ndihmës ekonomike dhe pensioneve, krijimi i vendeve të punës janë ndër faktorët kryesor në luftën kundër varfërisë dhe pa diskutim që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në uljen e saj por prapë ajo mbetet dhe ka hapësirën e vet, hapësirë të cilën Yunus, theksoi kryeministri, dhe iniciativa e tij marrin përsipër ta mbulojnë. “Unë realisht e besoj plotësisht se varfëria mund të çrrënjoset dhe se nuk është pamundësia e çrrënjosjes së saj faktor që e mban atë, është pamundësia dhe paaftësia e qeverive dhe e shoqërisë që e bën atë një faktor konstant në të gjitha vendet në të gjitha kombet”, u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se rezultatet e qeverisë në luftën kundër varfërisë, mbi bazën e statistikave, janë nga më të shkëlqyerat, të cilat para dhjetë vitesh kanë qenë rreth 25% sot 12%, por sërish theksoi ai janë dhjetëra, mijëra qytetarë dhe familje.

Kryeministri përshëndeti edhe njëherë këtë nismë dhe theksoi që kjo të shndërrohet në një bërthamë të fuqishme të inspirimit të qindra e qindra të rinjve të tjerë, të qindra e qindra bizneseve të tjera, që të ndërmarrin këtë beteje, siç vlerësoi ai, më fisnikja e jetës sonë pas shembjes se diktaturës komuniste në Shqipëri, një betejë e vështirë, por plotësisht e mundshme për tu fituar.

KOMENTE