English

Plagoset me thikë emigrani shqiptar dhe 2 polakë në Greqi

Mbrëmjen e së enjtes në Greqi është plagosur një emigrant shqiptar dhe 2 polakë si rezultat i një sulmi me thika nga tre të panjohur.

Ngjarja ndodhi në rrugen Krinagoru, në lagjen Neos Kozmos rreth mesnates, ndersa akti i dytë u shënua 20 minuta mëvonë, vetëm 500 metra me larg.

Të dyshuarit sipas policisë po udhëtonin me motoçikleta kur papritur u ndalën dhe kryen aktet e tyre ku si motiv kryesor ka qënë racizmi.

Emrat e të plagosurve nuk bëhen të ditur për momentin.
Edhe sipas dëshmitaëve okularë sulmet kanë qënë pa shkak dhe mendohet se sulmuesit janë anetarë të partisë ekstremiste të djathtë,"Agimi i Arte".

KOMENTE