English

Aktori pornografik që dërgoi këmbën me postë, dyshohet të jetë në Paris

Policia franceze ka kryer kërkime në Paris, për kapjen e një aktori kanadez porn, i kërkuar për vrasjen dhe shqyerjen e të dashurës të tij.

Mediat franceze thonë se policia nuk ëështë e sigurt nëse Luka Rocco Magnotta, 29 vjeç, është ende në rajonin e Parisit.
Sinjali i lëvizshëm i telefoni të tij u gjurmua në dy rrethet e Parisit. Ai mendohet të ketë ardhur nga Montreal një javë me parë.
Policia gjeti gjurmët e tij në një dhomë hoteli në Paris - si revista pornografike dhe valixhet e tij thonë mediat franceze.
Hoteli është në Bagnolet, një periferi lindore e Parisit pranë unazës peripherique.

Interpoli ka lëshuar një Njoftim për të gjithë personat që shohin një person si aktori, duke dhënë dhe një përshkrim të tij, një anglisht folës nga Ontario. Ai është i njohur edhe si Eric Klinton Newman ose Vladimir Romanov.
Në fundjavë policia franceze kontrolloi një bar dhe dy hotele në Bagnolet, duke ndjekur gjurmët e të dyshuarit, tha një burim i policisë.

Viktimë e supozuar e të pandehurit ishte Jun Lin, një 33-vjeçare, studente kineze, tha policia e Montrealit BBC-së.
Një dorë dhe një këmbë janë postuar partive politike në Otava të martën dhe një bust pa kokë u gjet prapa banesës se Z. Magnotta në Montreal.

Edhe pse rezultatet nuk kanë dalë akoma nga analizat mjeko-ligjore mbi mbetjet, policia thotë se të gjitha pjesët e trupit janë të Jun Lin.
I dyshuari thuhet se ka punuar si aktor biseksual dhe model pornografi.

Jun Lin, nga qyteti i Wuhan, në provincën Hubei të Kinës, kishte qenë duke jetuar në Montreal që nga korriku 2011.

Ajo u regjistrua si një studente në inxhinieri dhe shkenca kompjuterike pranë fakultetit në Universitetin Konkordia Montreal, tha një zëdhënëse e kolegjit.

Të martën një këmbë u shpall në zyrat e Partisë Konservatore, dhe policia zbuluan një pako të dytë, që përmban një dorë, në adresë të zyrave të Partisë Liberale.
Një prej këshilltarëve politikë të kryeministrit Stephen Harper e hapi kutinë e përgjakur që përmbante këmbë.

Raportet e medias e kanë lidhur zotin Magnotta në një video të postuar në internet në vitin 2010 ku tregon dy mace të vendosura në një qese plastike duke i mbytur, dhe një tjetër kotele duke u ushqyer me një gjarpër.

KOMENTE