Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Haxhinasto vizitë 2 ditore në Bruksel
English

Edmond Haxhinasto vizitë 2 ditore në Bruksel

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto niset për një vizitë dyditore në Bruksel, më 4-5 qershor.

Në ditën e parë, do të pritet në takim nga z. Didier Reynders, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Tregtisë me Jashtë dhe Çështjeve Europiane të Belgjikës. Gjithashtu, z. Haxhinasto do të takohet dhe me znj. Sabine de Bethune, presidente e Senatit të Belgjikës dhe me z. Jan Van Esbroeck, deputet, kryetar i grupit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë ndërmjet parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dy zv.kryeministrat do të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme.

Më 5 qershor, Ministri Haxhinasto do të marrë pjesë në seancën e parë të punimeve të “Business Forum Albanie Wallonie”, ku do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Ai do të takohet me z. François Xavier de Donnea, Ministër Shteti, Kryetar i Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto, do të pritet në një takim nga z.Martin Shulz, President i Parlamentit Evropian.

KOMENTE