Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angli. Diamond Jubilee marrin pjesë dhe politikanë (FOTO)
English

Angli. Diamond Jubilee marrin pjesë dhe politikanë (FOTO)

E gjithë Anglia u përfshi në festimet e organizuara për 60 vjetorin e mbretërimit të Mbretëreshës.
Tre ditë festime ku u përfhinë të gjithë, edhe politikanë të ndryshëm, të cilët festonin së bashku me njerëzit e tjerë duke ndarë momente gëzimi dhe paqeje si dhe duke shijuar ushqime e ndryshme të paraqitura me këtë rast.

Ministra apo dhe kryeministri kanë festuar nëpër zonat e tyre duke u bashkuar me gjithë të tjerët.

Rrugë të ndryshme ishin bllokuar nga njerëzit që kishin shtruar tavolinat e tyre me ushqime të shumëllojshme.

Nick Clegg, Zëvendës Kryeministri, gjithashtu mori pjesë në festën e organizuar zonën e tij në Sheffield.
David Cameron dhe gruaja e tij festuan bashkë me banorët e fshatit në rrugën Spelsbury, pranë shtëpisë së tij në West Oxfordshire.

Por surprizë në marrjen pjesë të këtij jubileu ishte dhe ish kryetari i Londrës
Ken Livingstone bashkë me bashkëshorten e tij, i cili më parë ka shprehur neveri për monarkinë madje në dasmën e Princi Charles dhe Diana ai ka lëshuar 1000 balona si vajtim për këtë dasmë.

KOMENTE