English

Ervis Dede vritet me armë te Shkëmbi i Kavajës

Sot në Durrës rreth orës 18:00 të pasdites, është qëlluar për vdekje teksa po hipte në automjetin e tij 33 vjeçari Ervis Dede i cili u qëllua disa herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore te Shkëmbi i Kavajës.
Nga të dhënat e para mësohet se ndaj tij ishte ngritur një kurth që ishte menduar dhe organizuar që më parë pasi atentatorët ishin në pritje.

Policia në vendngjarje po punon për hetimin e ngjarjes dhe zbulimin e ndonjë rrjeti mafiozësh.

KOMENTE