Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto në Bruksel. Vlerësohet marrëveshja për sigurimet shoqërore
English

Haxhinasto në Bruksel. Vlerësohet marrëveshja për sigurimet shoqërore

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, nisi vizitën zyrtare dy-ditore në Bruksel me takimin me Kryetaren e Senatit, znj. Sabine De Bethune. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, integrimin e vendit në BE dhe zhvillimet në rajon.

Në fillim të takimit, z. Haxhinasto shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve në realizimin e aspiratave të tyre për integrim në strukturat euro-atlantike. Ai shtroi nevojën e materializimit konkret të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët. Bashkëpunimi në fushën ekonomike kërkon një vëmendje më të madhe, dhe me këtë synim, në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet edhe forumi ekonomik. Shqipëria është vend i mundësive konkrete për investime në fusha të tilla si energjia, agrobiznesi në fushën e industrisë ushqimore, turizëm, transport, etj. Po ashtu, z. Haxhinasto kërkoi që të përfundojnë procedurat për ratifikimin e marrëveshjeve që janë tashmë nënshkruar, por që presin ratifikimin nga Belgjika.

Kryetarja e Senatit belg theksoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe parlamenteve, si dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike e tregtare. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i senatit dhe kryetar i Bashkisë së Liezhit, z. Willy Demeyer, u diskutua për binjakëzimin e qytetit të Liezhit me një qytet në Shqipëri. Në takim, u ra dakord që të fillojnë procedurat për binjakëzim të qytetit të Liezhit me qytetin e Elbasanit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto u prit në takim nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders.

Z. Reynders nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ne, tha ai, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe rajonin. Ai tha se Belgjika, si një mbështetëse e zgjerimit të BE-së është në favor të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe me vende të rajonit të Ballkanit. Në këtë kuadër, ai tha se është e rëndësishme që vendet e BENELUX-it të ofrojnë modelin e tyre të bashkëpunimit për vendet e Ballkanit, e për këtë u ra dakord që të organizohen disa aktivitete në kuadër të Presidencës Shqiptare të KiE për realizimin e kësaj ideje.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto nënvizoi se Belgjika është një vend që ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e tij të zhvillimeve demokratike, por edhe në drejtim të proceseve integruese në NATO dhe BE. Marrja e statusit të vendit kandidat, tha ai, do të jetë një hap mjaft i rëndësishëm, së pari, në përgjigje të vokacionit të shqiptarëve për anëtarësimin në BE dhe më tej, sepse integrimi është përgjigja më e mirë për të gjitha tendencat apo zërat nacionaliste kudo qofshin ato në rajon.

Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve duhet që tashmë të përkthehen me veprime konkrete dhe kjo duhet të bëhet në fusha të tilla si ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, energjia, industria ushqimore, turizmi, trajtimi i ujit. E rëndësishme tha ai, mbetet edhe përfundimi i bazës ligjore nëpërmjet konkludimit të marrëveshjeve që janë në proces, ndër të cilat ajo në fushën e sigurimeve shoqërore ka një rëndësi të veçantë. Kjo marrëveshje do të ofrojë përfitime direkte për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Belgjikë, duke përmbushur edhe një nga objektivat e politikës sonë të jashtme për rritjen e kujdesit dhe asistencës më të madhe ndaj diasporës shqiptare kudo që jeton. Po ashtu, me interes janë edhe marrëveshjet në fushën e transportit rrugor dhe atij detar.

Gjatë takimit, Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto tha se Shqipëria është përgatitur që të luajë një rol aktiv në kryesinë e radhës së KiE. “Programi ynë është ambicioz, por i realizueshëm. Ne do të synojmë, midis të tjerash zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me rajone të ndryshme. Në këtë kuadër, ne synojmë një afrim më të madh të Kosovës me KiE”, tha Haxhinasto. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm belg pasi vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim, tha se Belgjika mbështet kryesinë shqiptare të KiE.

Në përfundim të takimit, dy zv.kryeministrat nënshkruan Protokollin për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme, e cila ofron një platformë për një bashkëpunim më të ngushtë institucional midis dy ministrive për çështje me interes të ndërsjellë.

Mbas takimit, dy homologët dhanë një konferencë për shtyp.

Sot, Ministri Haxhinasto do të marrë pjesë në seancën e parë të punimeve të “Business Forum Albanie Wallonie”, ku do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Ai do të takohet me z. François Xavier de Donnea, Ministër Shteti, Kryetar i Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme vazhdon vizitën zyrtare në Bruksel.

KOMENTE